Haaland dhe Bellingham e vizitojnë në spital, Musiala vijon trajtimin për problemin neurologjik
Jamal Musiala është kthyer në një çështje shumë të madhe, një situatë e paprecedentë jo vetëm në shtëpinë e Bayern Munich

Jamal Musiala është kthyer në një çështje shumë të madhe, një situatë e paprecedentë jo vetëm në shtëpinë e Bayern Munich. Gjendja e tij është kthyer në një temë diskutimi në të gjithë botën e futbollit duke përfshirë edhe aktorë të tjerë. Së fundmi, talentin gjerman e vizituan në spital, yje si Erling Haaland, Jude Bellingham dhe Ekitike, pa harruar lojtarë të Bayern si Olise.
Kolapsi i tij i dytë në tre muajt e fundit ka ngritur shumë pikëpyetje në lidhje me gjendjen e tij, ku mjekët flasin për shkëputje të vetëdijes si pasojë e një problemi neurologjik. Aktualisht, Musiala i është nënshtruar një terapie me ilaçe, por efektet nuk janë ato që priteshin. Në këtë diskutim, në lidhje me gjendjen e Musiala-s është përfshirë edhe drejtori i Departamentit të Neurologjisë në Spitalin Universitar të Essenit, Christoph Kleinschnitz, i cili sqaroi se mes zgjidhjes së problemit dhe dështimit është vetëm një fije e hollë:
“Me një dozë të pamjaftueshme, krizat përsëriten. Një dozë më e lartë mund të shkaktojë lodhje, ulje të vigjilencës dhe probleme me koordinimin. Prandaj, përparësia absolute nga një perspektivë mjekësore mbetet gjetja e një ekuilibri të aftë për të eliminuar episodet duke kufizuar efektet anësore, pasi një frekuencë shumë e lartë mund të dëmtojë strukturën e trurit”, u shpreh profesori Kleinschnitz i cili ndryshe nga opinioni theksoi se ky nuk është një rast i rrallë:
“Problemi i Musiala prek midis 0.5 dhe 1 përqind të popullsisë së përgjithshme. Epilepsia nuk është aq e rrallë, veçanërisht tek të rinjtë” u shpreh Drejtori i Departamentit të Neurologjisë në Spitalin Universitar të Essenit.
Lexo edhe
SPORT
Pellegrini kërkon tri pikët ndaj Slovanit: Fitorja na siguron kualifikimin në fazën tjetër

Real Madrid përgatit kontratën e re për Bellingham, paga e anglezit pritet të arrijë në 25 milionë euro

Sonte përballja me PSV-në në Champions, Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë

Rikthehet Champions League, sonte Como - AEK! Fabregas: Nuk jemi favoritë, duhet efikasitet

Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë

CAS shpall sot vendimin për finalen Marok-Senegal, në pikëpyetje titulli i Kupës së Afrikës

“Është kthyer në barrë për ekipin”, Ronaldo përballet me kritika edhe në Arabinë Saudite

Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën





