Ndërprerja për Kombëtaren, futbolli kthehet në mesjavë me Kupën e Shqipërisë

Futbolli shqiptar do të marrë pak frymë këtë javë, pasi aktivitetet zyrtare janë ndërprerë për shkak të angazhimit të ekipeve kombëtare. Kjo periudhë pushimi do t’u shërbejë skuadrave për të rikuperuar energjitë, për të përmirësuar gjendjen fizike të lojtarëve, por edhe për të punuar në aspektin taktik dhe në korrigjimin e gabimeve të konstatuara gjatë ndeshjeve të fundit.
Megjithatë, pushimi nuk do të jetë i njëjtë për të gjithë. Disa skuadra të Kategorisë së Parë dhe të Dytë, si dhe Skënderbeu e Laçi nga Superiorja, do të rikthehen më herët në fushën e lojës, pasi në mesjavën e ardhshme do të zhvillohet turi i dytë i Kupës së Shqipërisë.
Sipas kalendarit dhe shortit të përcaktuar, tetë ndeshjet e këtij raundi janë programuar për t’u luajtur të mërkurën, më 18 nëntor, në orën 13:00. Në këtë fazë nuk mungojnë përballjet interesante, ku vëmendjen kryesore e tërheqin Pogradeci-Kukësi dhe Bylis-Besëlidhja.
Bëhet fjalë për katër skuadra me ambicie të mëdha edhe në kampionat, ku synimi kryesor është sigurimi i një vendi në elitën e futbollit shqiptar. Interes paraqesin edhe sfidat e tjera, ku skuadrat do të kërkojnë të sigurojnë kualifikimin dhe të vazhdojnë rrugëtimin në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm të futbollit shqiptar.
Ja të gjitha çiftet e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë:
Kastrioti – Eagle
Besa – Korabi
Iliria – Luftëtari
Pogradeci – Kukësi
Skënderbeu – Apolonia
Laçi – Shiroka
Flamurtari – Butrinti
Bylis – Besëlidhja.
Lexo edhe
SPORT
Një xhudist për Pallatin Elysee, çfarë e shtyn kampionin olimpik Teddy Riner të kandidojë në presidencialet e Francës

Fazliji dhe Hajrizi të lumtur me rikthimin në Kombëtare, Dardanët vazhdojnë përgatitjet pa Dellovën

Pau Cubarsi fiton “Golden Boy 2026”/ Mbrojtësi i Barcelonës shpallet talenti më i mirë i Evropës

Spalletti, një start i vështirë: A mundet Juventusi të rikthehet?

Shqipëri-Finlandë, caktohet gjyqtari portugez që do të vendosë drejtësi në “Air Albania”





