Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd... Tritoli në lokalin e Noizyt/ Babai i këngëtarit në GJKKO: Na provokuan një ditë para shpërthimit Sondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të Tr... SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027... Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit/ Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang pol... Babai i Noizy-t në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut
SPORT

Fazliji dhe Hajrizi të lumtur me rikthimin në Kombëtare, Dardanët vazhdojnë përgatitjet pa Dellovën

Kosova ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e ardhshme kundër Izraelit dhe Irlandës, në Ligën e Kombeve. Në stërvitjen e sotme ishin të pranishëm të gjithë futbollistët, me përjashtim të Lumbardh Dellovës, i cili është liruar nga grumbullimi i Kombëtares. Pavarësisht dëshirës së madhe të tij për […]

P
Piranjat10 November 2026, 15:55 · 3 min lexim
Fazliji dhe Hajrizi të lumtur me rikthimin në Kombëtare,

Kosova ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e ardhshme kundër Izraelit dhe Irlandës, në Ligën e Kombeve.

Në stërvitjen e sotme ishin të pranishëm të gjithë futbollistët, me përjashtim të Lumbardh Dellovës, i cili është liruar nga grumbullimi i Kombëtares.

Pavarësisht dëshirës së madhe të tij për të qenë në dispozicion të ekipit, ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar se qendërmbrojtësi nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë Kosovën në dy ndeshjet e radhës.

Ndërkohë, atmosfera në kampin e Dardanëve është shumë e mirë. Betim Fazliji dhe Kreshnik Hajrizi janë shprehur të lumtur për rikthimin në Kombëtare dhe optimistë për sfidat e ardhshme.

 

Hajrizi, i cili është rikthyer pas lëndimit, ka thënë se ndihet shumë mirë dhe se përgatitjet po zhvillohen në atmosferë pozitive.

“Rikthimi im është një kënaqësi e madhe. Shyqyr, tash nga lëndimi gjithçka ka shkuar mirë. Stërvitja ka shkuar shumë mirë. Po përgatitemi për ndeshjen dhe i gjithë ekipi ndihet shumë mirë. Atmosfera është e mirë. E veçanta është që luajmë në shtëpi, para tifozëve tanë, gjë që është gjithmonë më mirë për ne. Shpresojmë për një lojë të mirë dhe pozitive, me tri pikë”, ka deklaruar Hajrizi.

Edhe Betim Fazliji ka shprehur kënaqësinë për rikthimin në kombëtaren dardane, duke vlerësuar motivimin dhe përkushtimin e ekipit në prag të ndeshjes me Izraelin.

“Jam shumë i lumtur që më ka ftuar Kombëtarja dhe që sot kam mundur t’i bashkohem ekipit. Jam shumë krenar. Për mua është diçka shumë e madhe të jem këtu dhe ta përfaqësoj Kombëtaren tonë. Mezi pres t’i luaj ndeshjet e ardhshme. Stërvitja ka shkuar shumë mirë. Ekipi është në formë shumë të mirë, të gjithë jemi të lumtur, të motivuar dhe të fokusuar. Presim një ndeshje shumë të mirë kundër Izraelit, si vendas, në ‘Fadil Vokrri’”, ka thënë Fazliji.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.