Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd... Tritoli në lokalin e Noizyt/ Babai i këngëtarit në GJKKO: Na provokuan një ditë para shpërthimit Sondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të Tr... SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027... Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit/ Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang pol... Babai i Noizy-t në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut Bilanc katastrofik, 11 të vdekur dhe 48 të plagosur/ Detajet, si ndodhi aksidenti tragjik në Bullgari
SPORT

Shqipëri-Finlandë, caktohet gjyqtari portugez që do të vendosë drejtësi në “Air Albania”

UEFA ka përcaktuar arbitrat që do të drejtojnë sfidën mes Shqipërisë dhe Finlandës, e vlefshme për UEFA Nations League, më 12 nëntor, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”

P
Piranjat10 November 2026, 15:21 · 1 min lexim
Shqipëri-Finlandë, caktohet gjyqtari portugez që do të

UEFA ka përcaktuar arbitrat që do të drejtojnë sfidën mes Shqipërisë dhe Finlandës, e vlefshme për UEFA Nations League, më 12 nëntor, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”. Ndeshja do të gjykohet nga arbitri portugez João Pinheiro, i cili do të jetë përgjegjës për drejtimin e kësaj sfide të rëndësishme për kuqezinjtë.

Në krah të tij si asistentë do të jenë bashkëkombësit Luciano Maia dhe Hugo Marques, ndërsa rolin e arbitrit të katërt do ta ketë João Gonçalves.

Edhe sistemi VAR do të jetë në duart e arbitrave portugezë. Tiago Martins është caktuar në rolin e arbitrit të videos, ndërsa Bruno Esteves do të jetë ndihmësi i tij në VAR.

Kështu, UEFA i ka besuar një trupe tërësisht portugeze drejtimin e një takimi me rëndësi për ecurinë e Shqipërisë në Nations League. Kuqezinjtë do të kërkojnë të shfrytëzojnë faktorin fushë dhe mbështetjen e tifozëve në “Air Albania”, me synimin për të marrë një rezultat pozitiv përballë Finlandës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.