Pau Cubarsi fiton “Golden Boy 2026”/ Mbrojtësi i Barcelonës shpallet talenti më i mirë i Evropës
Pau Kubarsi është fituesi i “Golden Boy 2026”, çmimit që vlerëson futbollistin më të mirë të ri në Europë
Pau Kubarsi është fituesi i “Golden Boy 2026”, çmimit që vlerëson futbollistin më të mirë të ri në Europë. Mbrojtësi i Barcelonës triumfoi në votimin e organizuar nga gazeta italiane “Tuttosport”, duke lënë pas 24 finalistët e tjerë. 19-vjeçari spanjoll mori 475 pikë nga 500 të mundshme.

Një vit i jashtëzakonshëm, i kurorëzuar me një tjetër çmim individual. Pau Cubarsi është fituesi i Golden Boy 2026, trofeut që i jepet futbollistit më të mirë nën 21 vjeç që aktivizohet në një kampionat europian. Mbrojtësi i Barcelonës ka triumfuar në votimin e organizuar nga gazeta italiane “Tuttosport”, duke lënë pas një grup prej 24 finalistësh dhe duke konfirmuar ngjitjen e tij mes emrave më premtues të futbollit botëror.
19-vjeçari ka marrë 475 pikë nga 500 të mundshme. Në vendin e dytë u rendit Diomande, ndërsa podiumi u plotësua nga Warren Zaire-Emery i PSG. Mes kandidatëve për çmimin ishin edhe disa prej talenteve më të spikatura të futbollit europian, si Estevao, Endrick, Lewis-Skelly dhe Rodrigo Mora.
Për Cubarsin, ky vlerësim vjen në fund të një periudhe ku ai ka fituar gjithnjë e më shumë rëndësi në skuadrën katalanase. I formuar në akademinë e Barcelonës, ai u ngjit në ekipin e parë në sezonin 2023-2024, nën drejtimin e Çavi Hernandez. Që prej debutimit, mbrojtësi spanjoll ka fituar besimin e trajnerëve dhe është shndërruar në një prej zgjedhjeve kryesore në qendër të repartit defensiv.
Pavarësisht moshës së re, Cubarsi ka treguar pjekuri dhe siguri në përballjet me kundërshtarë të nivelit më të lartë, duke u bërë një element i rëndësishëm në mënyrën e lojës së Barcelonës.
Viti 2026 solli edhe suksesin më të madh në karrierën e tij deri tani. Cubarsi ishte pjesë e Spanjës që fitoi Kupën e Botës, ku luajti të gjitha ndeshjet e përfaqësueses në turne. Kontributi i tij në mbrojtjen spanjolle ishte i rëndësishëm, pasi skuadra pësoi vetëm një gol gjatë gjithë kompeticionit. Për paraqitjet e tij, FIFA e vlerësoi me çmimin e futbollistit më të mirë të ri të Botërorit.
Edhe me Barcelonën, sezoni ishte i suksesshëm. Skuadra katalanase fitoi titullin kampion në Spanjë dhe Superkupën, ndërsa Cubarsi ishte një nga lojtarët që kontribuoi në stabilitetin e prapavijës. Performancat e tij e çuan gjithashtu në përzgjedhjen e formacionit të vitit, të votuar nga vetë profesionistët e këtij sporti.
Me këtë çmim, Barcelona numëron tashmë pesë fitues të Golden Boy. I pari ishte Lionel Messi në vitin 2005, ndërsa më pas trofeun e fituan Pedri në 2021, Gavi në 2022 dhe Lamine Yamal në 2024. Cubarsi bëhet kështu lojtari i katërt i klubit në gjashtë edicionet e fundit që merr këtë vlerësim.
Në 24 edicionet e çmimit, ai është vetëm mbrojtësi i dytë që fiton Golden Boy, pas holandezit de Ligt, i cili u vlerësua në vitin 2018, kur aktivizohej me Ajax-in. Ceremonia zyrtare e dorëzimit të trofeut do të zhvillohet më 14 dhjetor në Torino të Italisë.
Lexo edhe
SPORT
Spalletti, një start i vështirë: A mundet Juventusi të rikthehet?

Shqipëri-Finlandë, caktohet gjyqtari portugez që do të vendosë drejtësi në “Air Albania”

Milani përgatit revolucionin në janar, tre përforcime në listën e Amorim

Shoqata e futbollistëve zgjedh formacionin e vitit, “Topi i Artë” mbetet jashtë

Franca në shënjestër të UEFA, gjobitet me 10 mijë euro për shkak të…çorapeve





