Bie rrjeti i sigurisë kombëtare në SHBA/ Pas avionëve dhe bankave, në kolaps edhe sistemi ku transferohen të dhënat sekrete
Rrjeti shumë i klasifikuar që përdoret nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së (NSA) për komunikimet e brendshme është jashtë funksionit, bëjnë të ditur gjashtë persona në dijeni të situatës.Rrjeti, i njohur si NSA Net, u mundëson punonjësve të agjencisë të shkëmbejnë informacione të klasifikuar...

Rrjeti tepër sekret i komunikimit i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së (NSA) në Maryland ka dalë jashtë funksionit, duke shkaktuar probleme në shkëmbimin e informacioneve të klasifikuara mes punonjësve të agjencisë.
Sipas CNN, i cili citon gjashtë persona në dijeni të situatës, rrjeti i quajtur NSA Net ka pësuar një ndërprerje të funksionimit, ndërsa autoritetet përkatëse po përpiqen të përcaktojnë përmasat dhe shkaqet e problemit.
Nuk ka prova për sulm kibernetik
Deri më tani, sipas të njëjtave burime, nuk ka të dhëna që të tregojnë se ndërprerja është shkaktuar nga një sulm kibernetik.
NSA Net është rrjeti i brendshëm i agjencisë amerikane të inteligjencës, i cili u mundëson punonjësve të komunikojnë dhe të shkëmbejnë informacione të një niveli të lartë klasifikimi.
Ndërprerja e funksionimit të tij ka detyruar agjencinë të marrë masa të përkohshme, ndërsa vijon puna për të vlerësuar përmasat e problemit.
Punonjësit paraqiten në punë në mënyrë të shkallëzuar
Në kuadër të menaxhimit të situatës, NSA ka vendosur një sistem të paraqitjes së shkallëzuar të punonjësve në vendin e punës, sipas burimeve të cituara nga rrjeti televiziv amerikan.
Për momentin, nuk është bërë e ditur se sa e gjerë është ndërprerja, sa punonjës janë prekur prej saj apo kur pritet të rikthehet në funksion rrjeti.
CNN i është drejtuar Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së për një koment zyrtar, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk kishte marrë përgjigje. /PiranjatNews/
Lexo edhe
BOTA
Incident në Heathrow/ Avioni i British Airways del nga pista dhe ngec në baltë

Kina dënon kufizimet amerikane ndaj eksporteve të çipave dhe paralajmëron kundërmasa

Tërhiqet nga tregu çokollata Kinder Bueno White, arsyeja

Incident gjatë vizitës në Peru/ Papa Leoni XIV goditet me rruzare në sy

Zbulimi i skandalit të korrupsionit dhe arrestimi i ish-ministrit/ Tronditet partia “Fidesz”, popullariteti i Orban në kolaps





