Përplasen dy trena në Pragë, dhjetëra të plagosur
Një aksident hekurudhor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Pragë të Çekisë, ku dy trena janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar dhjetëra të plagosur, sipas raportimeve paraprake

Një aksident hekurudhor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Pragë të Çekisë, ku dy trena janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar dhjetëra të plagosur, sipas raportimeve paraprake.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00, në një urë hekurudhore mbi rrugën Seifertova, pranë stacionit kryesor të trenit në kryeqytetin çek.
Pas aksidentit, në vendngjarje janë mobilizuar të gjitha shërbimet e emergjencës, përfshirë ekipet e shpëtimit dhe personelin mjekësor, të cilët po punojnë për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve.
Policia lokale ka konfirmuar përplasjen, ndërsa autoritetet vijojnë ndërhyrjen në terren. Deri më tani, nuk ka një informacion zyrtar për shkaqet që çuan në aksident, ndërsa as numri i saktë i personave të lënduar nuk është bërë ende i ditur.
Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje mbi rrethanat e ngjarjes dhe gjendjen e të plagosurve.
Lexo edhe
BOTA
Lufta Ukrainë-Rusi/ Kryeministri ukrainas: Sulmet ruse synojnë t’ua “shuajnë vullnetin” ukrainasve

SHBA shtrëngon kontrollet mbi eksportin e çipave të Nvidia-s drejt Kinës

Deputetes së partisë së Vuçiç i hidhet bidoni me kos në kokë para Parlamentit

Raporti i BE: Platformat sociale dështojnë në luftën kundër mashtrimeve online

Pianisti robot me 53 gishta sfidon muzikantin Roberto Prosseda në Itali

SHBA zhvillon bombë të re bërthamore, B94 synon bunkerët nëntokësorë

Ish-kreu i policisë italiane, Gianni De Gennaro, nën hetim për devijim të hetimeve

Trump intensifikon përpjekjet për paqe në Ukrainë, Witkoff dhe Kushner takohen me zyrtarët ukrainas dhe evropianë në Berlin





