Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Mandati/ Bylykbashi: Kush vjedh, s’e gëzon dot - Duhet ta humbasë jo vetëm deputeti, por edhe partia përkat... 28 Nëntor/ Ftesa e Berishës: Të nderojmë flamurin kombëtar me protestën më të fuqishme që ka parë vendi... Hodhën vezë drejt makinës së Ramës, Gjykata shpall të paligjshëm arrestimin e dy protestuesve “Rama përdor patronazhistët si kamzhik ndaj qytetarëve dhe bizneseve”/ Bylykbashi: Kontrollet selektive dhe... Këlliçi: Sa më shumë prova e pasuri të fshehura, aq më shumë shijon lirinë Balluku! “Sfida ndaj drejtësisë së re, dëm i pa riparueshëm”/ Këlliçi: Balluku sillet sikur ka fituar trofe! Sa më s... “Gogu më kërcënoi me porosinë e Ramës”/ Ndreca: Veliaj tha të vërtetën. Pse hesht kryeministri?! “Buxhet i narkoshtetit”/ Berisha: Paketa e Ramës shkel Kushtetutën dhe ndëshkon qytetarët Prokuroria e Tiranës sekuestron 29 pasuri, mes tyre edhe 4 kompani farmaceutike Juventusi përgatit ofertën e majme për Taylor, Lazio vendos të mos shesë në janar Kosova kthen në kufi 27 tonë misër me aflatoksinë nga Serbia “Shtyni seancën, duhet të operohem”/ Ols Dado për kërkesën e Veliaj: Gjenda s’është emergjente! S’ të ndalo...
BOTA

Tërhiqet nga tregu çokollata Kinder Bueno White, arsyeja

Çokollata Kinder Bueno White është tërhequr nga shitja në rrjetin e supermarketeve, për shkak të një problemi në etiketimin

P
Piranjat17 November 2026, 14:34 · 1 min lexim
Tërhiqet nga tregu çokollata Kinder Bueno White, arsyeja

Çokollata Kinder Bueno White është tërhequr nga shitja në rrjetin e supermarketeve, për shkak të një problemi në etiketimin e përbërësve, i cili mund të përbëjë rrezik për personat me alergji ndaj grurit.

Sipas mediave italiane, produkti i prekur është paketa njëporcionale prej 43 gramësh, me kodin EAN 80761761.

Arsyeja e tërheqjes është se në listën e përbërësve nuk janë deklaruar siç duhet dy përbërës që lidhen me grurin, mielli i grurit dhe niseshteja e grurit.

Kjo mangësi në etiketim mund të krijojë rrezik për konsumatorët që janë alergjikë ndaj proteinave të grurit ose që vuajnë nga sëmundja celiake, pasi nuk informohen saktë për përbërjen e produktit.

Sipas njoftimit të publikuar nga rrjeti NORMAL, personat që e kanë blerë këtë produkt këshillohen të mos e konsumojnë nëse kanë alergji ndaj grurit ose sëmundje celiake, por ta kthejnë në dyqanin ku e kanë blerë, ku do t’u rimbursohet vlera.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.