Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Ndeshja Shqipëri–Finlandë, ja rrugët që do të bllokohen në Tiranë “Nuk dimë ku t’i çojmë lekët”: Publikohen bisedat e Franc Çopjas dhe Ervis Çelës për miliona euro dhe lingo... KLSH “ngel në klasë” Bashkinë Pogradec, 292 milionë lekë detyrime të pambledhura “Do të derdhet gjak”/ Kreu i së djathtës polake paralajmëron: Nëse qeveria e Tuskut nuk e pranon humbjen në... BB: 24.4% e bizneseve shqiptare i konsiderojnë penguese procedurat doganore, shifra më e lartë në Ballkanin... Sot dueli vendimtar! Shqipëria për “hakmarrje” ndaj Finlandës Shqipëria i kërkon NATO-s ekspertë kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të dyshuara ruse Rusia lëshon raketa balistike drejt Kievit, shpërthime të fuqishme në kryeqytetin ukrainas Moti i keq në Kukës, bie masivi shkëmbor në Rrugën e Kombit Pas bisedimeve në Abu Dhabi, të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë, takohen me Putinin Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme Reshje shiu dhe shtrëngata/ Parashikimi i motit për sot
AKTUALITET

Ndeshja Shqipëri–Finlandë, ja rrugët që do të bllokohen në Tiranë

Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për ndeshjen e futbollit Shqipëri–Finlandë, e cila do të zhvillohet sot

P
Piranjat12 November 2026, 09:27 · 2 min lexim
Ndeshja Shqipëri–Finlandë, ja rrugët që do të

Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për ndeshjen e futbollit Shqipëri–Finlandë, e cila do të zhvillohet sot, më 12 nëntor, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.

Për shkak të këtij aktiviteti sportiv, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes do të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve në disa rrugë pranë stadiumit.

Aks rrugore që do të bllokohen janë:

-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pranë urës së ish-Hotel Dajtit;

-Rruga “Papa Gjon Pali II”, te kryqëzimi i RTSH-së;

-Rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës Amerikane;

-Rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës Amerikane;

-Rruga “Themistokli Gërmenji”, në hyrje;

-Rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i RTSH-së;

-Rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;

-Rruga “Abdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.

Ndërkohë, pak para përfundimit të ndeshjes, lëvizja në sheshin “Wilson” do të devijohet drejt rrugës “Sami Frashëri”.

Policia bën me dije se Rruga e Elbasanit, Unaza dhe bulevardi “Bajram Curri” do të jenë të hapura për qarkullimin e automjeteve.

Gjithashtu, tifozët do t’i nënshtrohen kontrolleve para hyrjes në stadium, për të parandaluar futjen e sendeve të rrezikshme, fishekzjarrëve, flakadanëve dhe materialeve me përmbajtje raciste.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.