Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Fansat e Ed Sheeran pengohen të hyjnë në koncert në Kili, çfarë u bë shkak? 750 mijë stërlina për Princin Andrew/ Biznesmenia turke thotë se ish-këshilltari e mashtroi! Fatura e “Tigrave” të Vlorës rëndohet sërish/ KESH, tender 1.86 milionë euro për sigurimin Nga minimumi jetik 20 mijë lekë tek ulja e tvsh-së për ujin e energjinë dhe rritja e buxhetit për arsimin/ ... Veliaj vijon emërimet nga burgu, Arjola Buzyka merr drejtimin e kopshteve të Tiranës Shteti braktis të moshuarit, 80% e tyre nuk përballojnë dot një kujdestar Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, plagosen tre persona, mes tyre një i mitur “Askush nuk është mbi ligjin, zbatojeni në mënyrë të barabartë” – Ambasada e SHBA zbulon fjalën e Eric Wend... Studentët e Politeknikut protestojnë me postera, denoncojnë problemet në arsim dhe premtimet e parealizuara... Përplasen 3 makina në aksin Lezhë-Milot, disa të plagosur, mes tyre një i mitur “Nuk ka paqe me diktaturën! Rama rrezik për ekzistencën kombëtare”, Berisha: Nuk vlejmë nëse s’jemi dhëmbë ... Atentati i dyfishtë në Fier, policia kërkon informacione nga Kosova dhe Suedia për makinën e vjedhur, dyshi...
SHOWBIZ

Ndodh për herë të parë në 75 vite, Jennifer Barreto hyn në historinë e Miss Universe

P
Piranjat25 November 2026, 15:07 · 3 min lexim
Ndodh për herë të parë në 75 vite, Jennifer Barreto hyn

Porto Riko ka një arsye të veçantë për të festuar. Jennifer Barreto është shpallur fituesja e Miss Universe 2026, duke sjellë për herë të gjashtë këtë kurorë në vendin e saj dhe duke shënuar një moment historik në 75-vjeçarin e këtij kompeticioni.

27-vjeçarja arriti të triumfojë mes 116 konkurrenteve nga vende të ndryshme të botës, në edicionin e 75-të të konkursit të bukurisë, i cili u zhvillua në San Juan, kryeqytetin e Porto Rikos.

Por përtej fitores, Jennifer bëri histori për një tjetër arsye. Ajo është gruaja e parë e martuar dhe nënë që fiton titullin Miss Universe, pas ndryshimit të rregullores së konkursit në vitin 2023, kur organizatorët lejuan pjesëmarrjen e grave të martuara dhe atyre që kanë fëmijë.

Barreto është e martuar me Yan Carlos Barreto Calderon, pjesëtar i ushtrisë amerikane, dhe është nënë e një vajze 7-vjeçare, të quajtur Penelope. Përveç angazhimit në kompeticione bukurie, ajo ka ndërtuar edhe një profil profesional në fushën sociale. Jennifer zotëron dy diploma masteri, në psikologji dhe punë sociale klinike, ndërsa ka punuar me familjet ushtarake dhe persona të prekur nga dhuna në familje dhe abuzimi ndaj fëmijëve.

Në vitin 2021, ajo nisi punën në ushtrinë amerikane, në Fort Cavazos të Teksasit, ku u angazhua në programin për mbështetjen e familjeve, fillimisht si edukatore dhe specialiste e ndërhyrjes në situata krize. Më vonë, ajo u përqendrua edhe në parandalimin e problemeve sociale dhe përmirësimin e mirëqenies së komuniteteve ushtarake.

Gjatë rrugëtimit drejt kurorës, Jennifer ka theksuar se dëshiron ta përdorë këtë platformë për të promovuar kauza sociale dhe për të vijuar misionin e saj në shërbim të të tjerëve. Në intervistat e dhëna gjatë konkursit, ajo ka folur edhe për rëndësinë e përdorimit të përgjegjshëm të inteligjencës artificiale, duke nënvizuar se teknologjia nuk duhet të zëvendësojë vlerat njerëzore.

Në raundin final të pyetjeve, e pyetur se çfarë kanë më shumë nevojë liderët në ditët e sotme, Barreto vuri theksin te aftësia për të dëgjuar komunitetet që përfaqësojnë dhe për të dhënë shembull përmes veprimeve të tyre.

Me këtë fitore, Porto Riko rikthen kurorën e Miss Universe pas 20 vitesh. Për herë të fundit, vendi e kishte fituar këtë titull në vitin 2006, me Zuleyka Rivera.

Në vendin e dytë u rendit përfaqësuesja e Republikës Dominikane, Melissa Nunez, ndërsa vendi i tretë shkoi për përfaqësuesen e Venezuelës, Clara Vegas. Jennifer Barreto mori kështu kurorën nga fituesja e edicionit të kaluar, meksikania Fatima Bosch.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.