Në pikëpyetje certifikata e tij e shkollës së mesme, jep dorëheqjen zëvendëspresidenti i Indonezisë

Zëvendëspresidenti i Indonezisë, Gibran Rakabuming Raka, ka paraqitur dorëheqjen nga detyra, bëri të ditur një prej ndihmësve të tij për BBC-në. Vendimi vjen pas një vendimi të Gjykatës Supreme të Indonezisë, e cila shpalli të pavlefshme certifikatën e shkollës së mesme që Gibran kishte përdorur gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2024.
Çështja ka shkaktuar reagime në skenën politike të vendit, ku më shumë se 100 ligjvënës kanë mbështetur një nismë parlamentare që mund të hapte rrugën për nisjen e procedurave të shkarkimit të zëvendëspresidentit.
Megjithatë, mbetet e paqartë nëse Presidenti i Indonezisë, Prabowo Subianto, e ka pranuar zyrtarisht dorëheqjen e tij.
Gibran Rakabuming Raka është djali i madh i ish-presidentit indonezian Joko Widodo, i njohur si Jokowi. Ky i fundit mbështeti Prabowon, ish-rivalin e tij politik, gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.
Prabowo fitoi zgjedhjet dhe mori drejtimin e vendit, por që prej atëherë marrëdhëniet mes dy figurave politike janë ftohur, duke vënë në pikëpyetje edhe aleancën që ndihmoi në ardhjen e tij në pushtet.
Lexo edhe
BOTA
Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Mund të arrijmë pragun bërthamor pa e kuptuar

Radhë raketash dhe kamionë ushtarakë, Irani zbulon një bazë të re nëntokësore

Alarm për bombë në 6 mijë shkolla në Itali pas një e-maili kërcënues: Kemi ardhur për t’ju shfarosur

Pushimet në Shqipëri u kthyen në makth, çifti kanadez përfundon me 23 kg kanabis në valixhe: Na e ndërruan bagazhin

VIDEO/ Pamje të pazakonta në Detroit! Udhëtarët e veçantë në autobusin e qytetit, dy kuaj futen në…

Tmerr në Kanada, arusha dhe tre këlyshët e saj vrasin nënën dhe vajzën. Autoritetet i ekzekutojnë

OpenAI raporton humbje të mëdha, pavarësisht rritjes së të ardhurave tremujore

Katër shtete të BE-së sfidojnë ultimatumin e Merz për financimin e Ukrainës: E papranueshme!





