OpenAI raporton humbje të mëdha, pavarësisht rritjes së të ardhurave tremujore

OpenAI ka shënuar përmirësim të marzhit operacional të rregulluar, por humbjet e kompanisë janë zgjeruar, sipas dokumenteve të shqyrtuara nga gazeta amerikane “The Wall Street Journal”.
Sipas raportimit, marzhi operacional i rregulluar i kompanisë u përmirësua në -109%, nga -150% që ishte në tremujorin paraardhës. Megjithatë, humbjet operative u rritën në 10.9 miliardë dollarë (9.72 miliardë euro), krahasuar me 10.1 miliardë dollarë (9.01 miliardë euro) në periudhën e mëparshme.
Zhvillimet vijnë në një kohë kur investitorët po shqyrtojnë me kujdes financat e kompanive të inteligjencës artificiale, mes pikëpyetjeve për kostot e larta të zhvillimit të kësaj teknologjie dhe qëndrueshmërinë e investimeve në sektor.
Në këtë klimë, vëmendja është përqendruar edhe te rivali i OpenAI, Anthropic, krijuesi i modeleve të inteligjencës artificiale Claude, i cili po përgatitet për daljen në bursë. Oferta publike fillestare mund t’i japë kompanisë një vlerësim prej rreth 1.4 trilionë dollarësh (1.25 trilionë euro).
Sipas dokumenteve të depozituara pranë Komisionit Amerikan të Letrave me Vlerë dhe Bursave (SEC), Anthropic synon të nxjerrë në shitje 825 milionë aksione, me një çmim prej 70 deri në 78 dollarë për aksion. Aksionet pritet të tregtohen me simbolin “ANT”.
Ndërkohë, shtatë kompani teknologjike, mes tyre Google, Nvidia, AMD dhe Microsoft, kanë rënë dakord të blejnë aksione pa të drejtë vote në vlerën e 26 miliardë dollarëve (23.2 miliardë euro), me çmimin e përcaktuar për ofertën publike. Këto kompani janë investitore në Anthropic ose furnizues të rëndësishëm të saj me kapacitete kompjuterike.
Anthropic pritej të synonte një mbledhje kapitali deri në 100 miliardë dollarë (89.2 miliardë euro), çka do ta kthente këtë ofertë në më të madhën në historinë e bursës.
Dalja e Anthropic në bursë shihet si një test për interesin e investitorëve ndaj kompanive të inteligjencës artificiale dhe për qëndrueshmërinë e bumit të investimeve në këtë sektor. Art Hogan, kryestrateg i tregjeve në B. Riley Wealth Management, tha për AFP se kjo ofertë është një tjetër kapitull në shqetësimet e investitorëve për kostot e zhvillimit të infrastrukturës së inteligjencës artificiale dhe mënyrën se si financohet ajo./skyweb.al
Lexo edhe
BOTA
Katër shtete të BE-së sfidojnë ultimatumin e Merz për financimin e Ukrainës: E papranueshme!

“Nëse nuk do të ishte politika, do të ishim miq të mirë”, zbulohet letra që Trump i la Bidenit në Zyrën Ovale

Alarme për bomba në shkollat italiane, reagon Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

Dyshime për një operacion rus në Ukrainë, 23 ushtarë dyshohet se u helmuan përmes takimeve të kurdisura

Rusia “përjashton” Europën nga negociatat për Ukrainën, Medinsky: Pozicioni i saj është i paqartë, të mësojë nga amerikanët





