BOTA

Nënë e bijë u zhytën drejt vdekjes në det, realizohet amaneti i tyre i fundit

Piranjat Përditësimi i fundit 29 October 2026, 21:48
Nënë e bijë u zhytën drejt vdekjes në det, realizohet

Monica Montefalcone dhe vajza e saj, Giorgia Sommacal, të cilat humbën jetën tragjikisht në majin e këtij viti gjatë një zhytjeje në shpellat e atollit Vaavu, në Maldive, do të prehen përgjithmonë në det.

Dëshira e tyre ishte që hiri i tyre të shpërndahej në ujërat e Capo Mannu, në Sardenjë, një parajsë detare që e donin shumë. Kështu u bë edhe realiteti mëngjesin e 28 tetorit, kur hiri i Monicës, biologe detare dhe pedagoge universitare, dhe i vajzës së saj, Giorgia, u shpërnda në det gjatë një ceremonie prekëse dhe plot emocione.

Lamtumira e fundit

Monica Montefalcone ishte një eksperte e zhytjes dhe drejtuese e disa prej projekteve më të rëndësishme për mbrojtjen e mjediseve detare. Ajo kishte një lidhje të veçantë me detin e zonës së mbrojtur detare të Sinisit, në provincën e Oristanos, ku kalonte pushimet që në fëmijëri.

Mes notit dhe shëtitjeve buzë detit, ajo kishte shprehur dëshirën që, pas kremimit, të prehej përgjithmonë në ato ujëra.

Bashkëshorti i saj, Carlo Sommacal, e bëri të ditur dëshirën e Monicës menjëherë pas humbjes tragjike të saj dhe vendosi ta respektonte atë.

“Kanë qenë momente shumë të forta emocionalisht. Tani deti që ato aq shumë e donin do t’i përkundë dhe do t’i ruajë përgjithmonë”, u shpreh ai me vështirësi pas lamtumirës së fundit me bashkëshorten dhe vajzën.

Ceremonia mortore e nënë e bijë u zhvillua më 30 maj në Xhenova, ku banonte familja. Megjithatë, për shpërndarjen e hirit në det u desh të pritej përfundimi i afatit të përcaktuar nga legjislacioni rajonal.

Një lamtumirë e dhimbshme, por edhe përmbushja e dëshirës së tyre të fundit: të prehen përgjithmonë në detin që aq shumë e deshën.

Tragjedia

Dy zhytëset humbën jetën më 14 maj, së bashku me tre kolegë të tjerë të zhytjes. Trupat e tyre u gjetën brenda një shpelle, në një thellësi prej rreth 60 metrash, në një mjedis veçanërisht të vështirë për shkak të kalimeve të ngushta dhe dhomave nëntokësore.

Alarmi u dha pasi pesë zhytësit nuk dolën në sipërfaqe brenda afatit të parashikuar. Operacionet e para të kërkimit u vështirësuan edhe më shumë nga moti i keq dhe kushtet e zonës.

Sipas rezultateve të autopsisë, të pesë zhytësit humbën jetën nga anoksia, pra mungesa e oksigjenit.

Kujtimi

Siç raporton gazeta L’Unione Sarda, miqtë e Monica Montefalcone dëshirojnë ta përkujtojnë atë me një dedikim të veçantë, të cilin do ta gdhendin në një gur ranor pikërisht në Capo Mannu, vendin ku ajo e donte aq shumë natyrën dhe ku, gjatë pushimeve, dilte për të vrapuar herët në mëngjes. Një gjest simbolik për të ruajtur kujtimin e një gruaje që ia kushtoi jetën detit dhe mbrojtjes së tij. /PiranjatNews/

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?