Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
A do t’i mbijetojë United rënies nga kategoria? Ja parashikimi i Superkompjuterit! U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli del nga Prokuroria: Kërkoj drejtësi! Shqipëria është e jona... Arlind Qori kërkesë të pazakontë KQZ-së: A mund të kandidojë i njëjti person për kryebashkiak dhe si këshil... Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thirrje bashkive: Nesër dhe pasnesër priten reshje intensive, merrni ... “Ra një mort politik dhe kjo u pa!" Spiropali replikon me gazetarët jashtë kamerave: Është fillimi i dasmës... Fansat e Ed Sheeran pengohen të hyjnë në koncert në Kili, çfarë u bë shkak? 750 mijë stërlina për Princin Andrew/ Biznesmenia turke thotë se ish-këshilltari e mashtroi! Fatura e “Tigrave” të Vlorës rëndohet sërish/ KESH, tender 1.86 milionë euro për sigurimin Nga minimumi jetik 20 mijë lekë tek ulja e tvsh-së për ujin e energjinë dhe rritja e buxhetit për arsimin/ ... Veliaj vijon emërimet nga burgu, Arjola Buzyka merr drejtimin e kopshteve të Tiranës Shteti braktis të moshuarit, 80% e tyre nuk përballojnë dot një kujdestar Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, plagosen tre persona, mes tyre një i mitur
AKTUALITET

Nesër reshje intensive, rrezik për përmbytje, IGJEO: Ja qarqet më të rrezikuara

P
Piranjat25 November 2026, 17:07 · 2 min lexim
Nesër reshje intensive, rrezik për përmbytje, IGJEO: Ja qarqet

Shqipëria do të përfshihet të enjten, më 26 nëntor, nga një përkeqësim i ndjeshëm i kushteve atmosferike, me reshje intensive shiu, shtrëngata dhe erë të fortë, ndërsa në disa qarqe paralajmërohet rrezik për përmbytje dhe rrëshqitje të dherave.

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, situata më problematike pritet të jetë në qarkun e Shkodrës, ku reshjet parashikohen të jenë shumë intensive.

Reshje intensive deri lokalisht shumë intensive priten në qarqet Kukës, Dibër dhe Lezhë, ndërsa reshje intensive do të përfshijnë Durrësin, Tiranën, Vlorën dhe Gjirokastrën. Në qarqet Elbasan dhe Fier parashikohen reshje mesatare deri lokalisht intensive. Shtrëngata priten në të gjithë territorin e vendit.

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë, si dhe rrëshqitje të dherave.

Ndërkohë, në zonat urbane të qarqeve Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së sistemit të kanalizimeve.

Reshjet e dendura pritet të sjellin gjithashtu rritje të prurjeve në lumenjtë Drin-Bunë, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

Sa u përket temperaturave, vlerat minimale dhe maksimale të ajrit gjatë ditës së enjte parashikohen të jenë:

– Në bregdet: 11 deri në 17°C;

– Në zonat e ulëta: 12 deri në 18°C;

– Në zonat malore: 3 deri në 13°C.

Përkeqësimi i motit do të shoqërohet edhe me intensifikimin e erës, e cila pritet të fryjë mesatare në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa përgjatë bregdetit do të jetë e fortë deri shumë e fortë.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.