Neville: Haaland te Reali brenda 18 muajsh! Kjo do të ndodhë me largimin e Vinicius Jr

Gary Neville parashikon një transferim të Erling Haalandit te Real Madridi brenda 18 muajve të ardhshëm. Ish-futbollisti anglez beson se Vinicius Junior do të largohet nga madrilenët, duke i hapur rrugën një dysheje të frikshme sulmuese me Kylian Mbappen dhe norvegjezin.
Erling Haaland mund të jetë emri i madh i merkatos së ardhshme të Real Madridit. Ish-mbrojtësi i Manchester United, Gary Neville, parashikon një transferim të sulmuesit norvegjez në Santiago Bernabeu brenda 18 muajve, duke e parë atë si pjesë të një projekti të ri ofensiv të madrilenëve.
Sipas Neville, ardhja e Haalandit mund të shoqërohet me largimin e Vinicius Junior. Në këtë skenar, Kylian Mbappe do të zhvendosej në krahun e majtë, ndërsa norvegjezi do të merrte rolin e sulmuesit qendror.
GARY NEVILLE: "Mendoj se Vinicius do të largohet nga Real Madridi, Mbappe do të kalojë në krahun e majtë dhe Haaland do të jetë qendërsulmuesi i Real Madridit. Jam absolutisht i sigurt se Haaland do të jetë lojtar i Realit brenda një maksimumi prej 18 muajsh, ndoshta në fund të sezonit."
Një dyshe Mbappe-Haaland do të përbënte një nga repartet sulmuese më të frikshme në futbollin europian. Megjithatë, ky mbetet një skenar hipotetik, pasi Haaland ka një kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2034 dhe deri më tani nuk ka sinjalizuar dëshirën për t'u larguar.
Edhe babai i sulmuesit, Alfie Haaland, ka folur për interesin ndaj Realit, duke deklaruar se çdo futbollist dëshiron të luajë për klubin madrilen. Ndërkohë, gazetari i merkatos Matteo Moretto ka përmendur La Ligën si destinacionin e mundshëm të ardhshëm të norvegjezit.
Vetëm Halland apo klubi madrilen nuk kanë konfirmuar asgjë. Aktualisht Halaaand është një prej protagonistëve kryesorë të Manchester City, ndaj një transferim i mundshëm i tij do të ishte një humbje e madhe per klubin.
Lexo edhe
SPORT
Zlatan Ibrahimovic kalon nga futbolli në aktrim, pritet t’i bashkohet kastit të serialit

Emocioni i Marc Marquez: Dhashë gjithë trupin tim motorëve, tani ndalem. E ardhmja? Nuk kam vendosur ende

Rekord negativ në Champions League, Slavia Praga skuadra me serinë më të gjatë pa fitore

Akuza se drejtoi ndeshjen i dehur, arbitri Hattab thyen heshtjen: Testet mjekësore më nxorën të pastër

Carlos Augusto rinovon me Interin deri më 2031





