Bayern Munich mendon Mauro Icardin, argjentinasi në listën e kandidatëve për të zëvendësuar Harry Kane
Mauro Icardi mund të jetë surpriza e merkatos së janarit. Sulmuesi argjentinas është një nga emrat që po shqyrton Bayern Munich për të mbuluar mungesën e…

Mauro Icardi mund të jetë surpriza e merkatos së janarit. Sulmuesi argjentinas është një nga emrat që po shqyrton Bayern Munich për të mbuluar mungesën e Harry Kane, i cili do të qëndrojë jashtë fushave për disa muaj për shkak të dëmtimit në kyçin e këmbës.
Sipas raportimeve të mediave sportive, drejtuesit e klubit bavarez po vlerësojnë mundësinë e afrimit të Icardit, i cili aktualisht është pa kontratë pas përfundimit të aventurës së tij te Galatasaray.
Në Mynih nuk duket se kanë ndërmend të bëjnë një investim të madh financiar për një sulmues gjatë merkatos së dimrit. Ideja është të gjendet një zgjidhje e përkohshme, me përvojë dhe me kosto të ulët, që mund të ndihmojë skuadrën deri në rikthimin e Kane.
Modeli që përmendet është ai i Eric Maxim Choupo-Moting, i cili iu bashkua Bayernit në vitin 2020 si një alternativë për repartin ofensiv dhe më pas u bë një pjesë e rëndësishme e skuadrës.
Icardi, 33 vjeç, shihet si një kandidat interesant për shkak të eksperiencës dhe aftësive realizuese. Megjithatë, deri tani bëhet fjalë për një mundësi që po diskutohet në media dhe jo për një marrëveshje të konfirmuar.
Pas zërave që e lidhën me Interin dhe Lazion, sulmuesi argjentinas mund të ketë një destinacion të papritur: Bayern Munich.
Lexo edhe
SPORT
Dhuna shpërthen në ndeshjen Marseille-Levski Sofia, pesë tifozë bullgarë përfundojnë në spital! Klubi kërkon ndërhyrjen e UEFA-s

Marsejë-Levski, fitorja në hije të dhunës, përplasje mes tifozëve

Egnatia shijon fitoren e parë në Ligën e Konferencës, mposht Lincoln Red Imps

Nga ring-u në ekranin turk, Mike Tyson surprizon fansat me një rol në serialin e njohur

Bëri dy gabime të pafalshme, Pochettino merr vendimin për të ardhmen e portierit Lammens

Skandal në Bolivi, arbitri humb kontrollin dhe godet me grusht portierin pas ndeshjes

FSHF nis hetim për incidentet në ndeshjen Oriku-Kukësi

Gerrard: Me këtë ritëm Bellingham mund të fitojë Topin e Artë këtë sezon!





