Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO/ Fenomen i rrallë në Rio de Janeiro, një “ujëvarë” resh mbështjell statujën e Krishtit Hakerët depërtojnë në platformën dixhitale të Forcave Ajrore Amerikane, frikë për rrjedhjen e të dhënave... Apeli e liroi nga qelia! Vinçesk Piroli akuzohet dhe për 5 vrasje me pagesë Gjykata rrëzon vendimin e mazhorancës, Bardhi: Rama kërkon një Kuvend pa opozitë! Përgjegjësit do të përbal... Kuçana pas seancës në GJKKO: Balla shmang drejtësinë, unë jam e ardhmja, ai është e shkuara Rama lajkaton Marta Kosin për progres-raportin, komisionerja flet për shifra, ‘harron’ demokracinë Trump i kërkon Putinit të “tërhiqet” nga agresioni në Evropë Akuza se drejtoi ndeshjen i dehur, arbitri Hattab thyen heshtjen: Testet mjekësore më nxorën të pastër Moti i keq, përmbyten rrugët e Vlorës Aksidentet rrugore në rritje, Tirana dhe Durrësi kryesojnë për përkeqësimin e sigurisë Stuhi historike në SHBA, New York-u përballet me përmbytje, erëra të forta dhe kaos në fluturime Mblidhen 107 mijë firma për referendumin për shfuqizimin e Paketës së Maleve dhe Investimeve Strategjike
SPORT

Emocioni i Marc Marquez: Dhashë gjithë trupin tim motorëve, tani ndalem. E ardhmja? Nuk kam vendosur ende

P
Piranjat27 November 2026, 13:13 · 3 min lexim
Emocioni i Marc Marquez: Dhashë gjithë trupin tim motorëve, tani

Marc Marquez këtë të premte befasoi të gjithë botën sportive teksa përmes disa pankartave deklaroi tërheqjen përfundimtare nga garat MotoGP, një njoftim që e bëri vetëm pak çaste përpara fillimit të provave të lira në garën e fundit të kampionatit në Valencia.

Më pas, 10 herë kampioni i botës u shfaq në konferencën për shtyp për të shpjeguar zgjedhjen e tij me spanjollin që dukej qartë i emocionuar teksa mbante fjalën e tij.

‘Kjo do të jetë një konferencë shtypi shumë e vështirë. Erdha sipas mënyrës sime dhe largohem sipas mënyrës sime-tha Marquez-Motivi i tërheqjes sime? Nuk mendoj se duhet gjithnjë një motiv, mjafton të kuptosh situatën. Ky vit për mua ka qenë shumë i vështirë. Vendimi ishte marrë që pas Çmimit të Madh të Motegit. E dinte vetëm vëllai im Alex’.

Marquez vijoi me shpjegimin e tij se edhe po të mos e kishte fituar titullin e tij të 10 në MotoGP, ai do të tërhiqej gjithsesi nga garat.

‘E kisha marrë vendimin për t’u tërhequr-shtoi Marquez-si të fitoja titullin, si të mos e fitoja. Kur nënshkrova rinovimin e kontratës në mars, isha super optimist dhe nuk e imagjinoja se do t’iu nënshtrohesha një operacioni tjetër. Nisa të ndjeja frikë. Dhe nuk është frikë nga motori e shpejtësia. Ndjej se ky është momenti i duhur për t’u larguar. Dua të falenderoj të gjithë ata që shoqëruan udhëtimin tim në MotoGP’.

Marc Marquez iu përgjigj edhe pyetjes sesi do të donte që të kujtohej nga njerëzit.

‘Nuk është diçka që mund të vendoset-tha 10 herë kampioni i botës në MotoGP-gjithnjë kam dhënë 100% nga vetja ime, kam gjetur shumë miq në paddock. Jam me fat që kam fituar shumë, sukseset do të jenë gjithnjë aty. Por është gjithnjë e vështirë të imagjinosh trashëgiminë tënde. Mund të them se iu dhashë motorëve të gjithë trupin tim. Tani ka ardhur momenti të ndalem. Nuk e di ende se çfarë do të bëj në të ardhmen, ndërkohë që dua të shijoj këtë fundjavë në Valencia, më pas të shohim. Por siç e kam thënë, MotoGP do të mbetet gjithnjë një pjesë e rëndësishme e jetës sime’.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.