“Nga 10 miliardë euro, 6 do i vidhni”/ Gjekmarkaj: Himni juaj është vjedhje nga mëngjesi në darkë
Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, në fjalën e tij në parlament, foli për buxhetin e shtetit, që pritet të kalojë në Kuvend. Gjekmarkaj u shpreh se 10 miliardë euro që është buxheti, është e sigurt se 6 do të vidhen nga qeveritarët. Shtoi se shqiptarët e urrejnë këtë qeveri, dhe këtë e tregojnë në […]

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, në fjalën e tij në parlament, foli për buxhetin e shtetit, që pritet të kalojë në Kuvend.
Gjekmarkaj u shpreh se 10 miliardë euro që është buxheti, është e sigurt se 6 do të vidhen nga qeveritarët.
Shtoi se shqiptarët e urrejnë këtë qeveri, dhe këtë e tregojnë në rrugë përditë, duke protestuar për gjashtë muaj.
Agron Gjekmarkaj: Nga 10 miliardë euro që është buxheti, ju 6 mld do i grabisni. Kjo, sepse ju rrugën nga 4 milionë euro kilometrin e keni çuar 22 mln euro, e keni dëshmuar që dini të vidhni. Himni juaj historik është “vjedhje në mëngjes, në drekë e në darkë”.
Antihistorike është që shtetin e kanë marrë në dorë Agasi, Vlora Hyseni etj. Shqipëria ju përçmon me fjalë, me vezë, jeni të urryer, jeni banalë, sepse keni njerëzit në rrugë kundër politikave tuaja. Jeni zuzarë, ne meritojmë Shqipëri tjetër nga kjo.
Lexo edhe
POLITIKE
“Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Bylykbashi: Buxheti 2027 vjedhja më e madhe, oferta juaj është ju thyejmë në mes me taksa

Vjedhja e 700 mijë eurove në Postën e Durrësit, SPAK merr dosjen në hetim, dyshohet për një grup të strukturuar kriminal

Tabaku kundër buxhetit 2027: Çfarë vlere kanë 10 mld euro kur ekzekutohen vetëm 36%?

Avokati i Veliajt: Nuk u lejua 2 javë ti nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbë





