Bylykbashi: Buxheti 2027 vjedhja më e madhe, oferta juaj është ju thyejmë në mes me taksa

Në Kuvend vijon diskutimi për pr/buxhetin e vitit të ardhshëm dhe paketën fiskale. Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi thotë se buxheti 10 miliardë euro nuk është buxheti më i madh në histori por vjedhja më e madhe ndaj shqiptarëve duke i thyer në mes me taksa.
"Ju thoni keni buxhetin më të madh në histori, 10 miliardë euro. Ju po vidhni shqiptarët. Ju po rrisni taksat. Oferta juaj është ju thyejmë në mes me taksa. Rrisni TVSH-në, tatimin e fitimit, dividentin, talleni me idenë se po ulni taksën për ushqim për shportën, ndërkohë oligopoli rrit çmimet me Whats app.
Nuk ka shans të bjerë. Durrësi është akoma tek viti i përmbytjes së dytë. Ndërkohë në fillim të vitit që vjen është viti i përmbytjes së tretë. E kemi zero investime zero dëmshpërblim. Ju thoni buxheti më I madh në histori. Pse nuk thoni vjedhja më e madhe.
KLSh thotë se dëmi juaj është rregullisht në vit zgjedhor më lart se vitet e tjera. Absolutisht e qartë që është e lidhur me zgjedhjet. Edhe ky buxhet është vit elektoral. Partia që ka kapur shtetin e përdor si kamxhik, kasafortë, dorezë për të vjedhur, burg.
Lexo edhe
POLITIKE
Vjedhja e 700 mijë eurove në Postën e Durrësit, SPAK merr dosjen në hetim, dyshohet për një grup të strukturuar kriminal

Tabaku kundër buxhetit 2027: Çfarë vlere kanë 10 mld euro kur ekzekutohen vetëm 36%?

Avokati i Veliajt: Nuk u lejua 2 javë ti nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbë

Toska: Rama po vepron si “kamikaz’ i Ballukut, në SPAK tre dosje të reja ndaj saj

Akuzohet për korrupsion, Beqaj ofron 2 milionë lekë garanci për ndryshimin e masës së sigurisë

Projektbuxheti/ Ndoja: A ka parashikime në buxhet për rrugët e shkatërruara të Durrësit, përmbytjet dhe zjarret?

“Pse nuk mbahen premtimet?”/ Eno Bozdo: Kemi dimrin përballë, a është parashikuar një fond për t’ju ardhur në ndihmë fermerëve?...

“Po na kap korrenti njerëzit çdo ditë, ju shihni flokët me xhel”/ Korreshi: U rrisni pagat patronazhistëve në Bashki, spitali s’ka “mrrok...





