Vjedhja e 700 mijë eurove në Postën e Durrësit, SPAK merr dosjen në hetim, dyshohet për një grup të strukturuar kriminal

Dosja e vjedhjes së 69 milionë lekëve të reja në filialin e Postës Shqiptare në Durrës merr një tjetër zhvillim. Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencën dhe ia ka përcjellë çështjen SPAK-ut, pasi dyshon se pas skemës mund të fshihet një grup i strukturuar kriminal.
Sipas informacioneve të raportuara, në skemë dyshohet se mund të jenë përfshirë edhe ish-zyrtarë që aktualisht gëzojnë imunitet parlamentar.
Ndërkohë, Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e filialit, Elisabeta Mataj, duke e kaluar nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.
Vendimi vjen pas kërkesës së saj dhe mbrojtjes, e cila ka kundërshtuar pretendimin e prokurorisë se provat e administruara gjatë hetimit kanë rënduar pozitën e saj procedurale. Mataj ndodhej në paraburgim prej 18 korrikut dhe hetohet për vjedhjen në bashkëpunim, përmes shpërdorimit të detyrës, të 69 milionë lekëve, fonde të destinuara për qytetarët në degët e Postës në Shijak dhe Krujë.
Në të njëjtën çështje nën hetim janë edhe ish-shefja e financës Valbona Duni dhe arkëtarja Paola Dana, të dyja me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Kalimi i dosjes në SPAK pritet të sjellë zhvillime të reja, veçanërisht për verifikimin e dyshimeve mbi një skemë më të gjerë dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë.
Lexo edhe
POLITIKE
Tabaku kundër buxhetit 2027: Çfarë vlere kanë 10 mld euro kur ekzekutohen vetëm 36%?

Avokati i Veliajt: Nuk u lejua 2 javë ti nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbë

Toska: Rama po vepron si “kamikaz’ i Ballukut, në SPAK tre dosje të reja ndaj saj

Akuzohet për korrupsion, Beqaj ofron 2 milionë lekë garanci për ndryshimin e masës së sigurisë

Projektbuxheti/ Ndoja: A ka parashikime në buxhet për rrugët e shkatërruara të Durrësit, përmbytjet dhe zjarret?

“Pse nuk mbahen premtimet?”/ Eno Bozdo: Kemi dimrin përballë, a është parashikuar një fond për t’ju ardhur në ndihmë fermerëve?...

“Po na kap korrenti njerëzit çdo ditë, ju shihni flokët me xhel”/ Korreshi: U rrisni pagat patronazhistëve në Bashki, spitali s’ka “mrrok...

Strazimiri: Rama dhe ministrat duhet të jenë këtu, të tregojnë si do vjedhin paratë e shqiptarëve





