AKTUALITET

Nga rrëmbimi te kërcënimet, zbardhet dëshmia e Gerond Meçes: Nuk dua denoncime, ndryshe të vrasim ty, gruan, motrën e nënën!

Piranjat Përditësimi i fundit 30 October 2026, 20:45
Nga rrëmbimi te kërcënimet, zbardhet dëshmia e Gerond

Detaje nga rrëmbimi dhe mbajtja peng për rreth pesë orë e biznesmenit Gerond Meçe, pronar i kompanisë “Advanced Business Solutions ABS”, janë bërë publike në emisionin “Në Shënjestër” të gazetares Klodiana Lala në News24.

Në dëshminë e tij, Meçe ka treguar se ngjarja ndodhi më 12 gusht 2025, rreth orës 10:30, kur po dilte nga banesa e tij në Tiranë. Teksa po vendoste çantat në bagazhin e automjetit personal, pranë tij u afrua një fuoristradë e zezë, tip “Range Defender”, me fenelina policie.

Sipas biznesmenit, një nga personat që ndodheshin në automjet mbante një jelek të verdhë me mbishkrimin BKH dhe iu drejtua duke u prezantuar si përfaqësues i SPAK-ut.

“Jemi SPAK-u, duhet të vish me ne, hyr në makinë”, i tha ai, sipas dëshmisë së Meçes.

Pasi hipi në automjet, personat i morën çantat personale dhe i kërkuan fjalëkalimin e telefonit. Meçe tregoi se, kur refuzoi t'ua jepte, njëri prej tyre nisi t'ia shtrëngonte prangat.

“Çuna, e mora vesh se çfarë jeni”, u tha ai personave që e kishin marrë.

Automjeti mori drejtimin e Elbasanit dhe më pas vijoi në rrugën e vjetër drejt Krrabës, ku rrëmbyesit ndaluan dhe i kërkuan sërish fjalëkalimin e telefonit.

“Kur ndaluam, ata më kërkuan t'u jepja sërish fjalëkalimin e telefonit. Refuzova, por në atë moment shoferi erdhi dhe më goditi me shpullë”, rrëfeu biznesmeni.

Pjesë nga dokumentari: 

Gerond Meçe i cili do të akuzonte pikërisht biznesmenin tjetër Ermal Beqiri, që edhe ky shfaqet në ambientet e biznesit të Agasit në prani të tij dhe të drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, se ishte pikërisht ai që kishte dorë në rrëmbimin dhe mbajtjen e tij peng.

Kjo me qëllim heqjen dorë nga ankimimet që Meçe kishte bërë kundrejt AKSHI-t, për skualifikimet që kjo agjenci i kishte bërë kohë pas kohe kompanisë së tij nga gara.

Ashtu siç kishte ndodhur kur më datë 12 Gusht 2025, Meçe u mor dhe u mbajt peng për disa orë jashtë Tiranës.

Grafikë – Gerond Meçe

Unë quhem Gerond Meçe dhe profesioni im është inxhinier elektronik. Aktualisht punoj në një biznes privat.

Nga viti 2006 e në vazhdim unë jam ortak i vetëm dhe administrator i kompanisë që quhet ‘Advanced Business Solutions ABS’.

Nga viti 2016, me pak përjashtime, ne jemi pjesëmarrës në pothuajse çdo tender në fushën e teknologjisë dhe informacionit që zhvillohet nga AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit).

Ajo që dua të them është se nga janari i vitit 2025 deri në korrik të këtij viti, kompania ‘ABS’ ka ankimuar gati 20 procedura prokurimi në të cilat ka marrë pjesë, kryesisht në AKSHI por edhe në institucione të tjera si KLGJ, UKT etj.

Më datë 12 gusht 2025 unë kam qenë në shtëpi deri rreth orës 10:30 paradite.

Kur kam dalë nga pallati ku banoj, në ecje e sipër duke u afruar te makina ime, unë hapa në distancë bagazhin ku vendosa aty çantën e shpinës dhe atë të dorës.

Në këtë moment pranë meje u afrua një automjet fuoristradë ‘Range Defender’, ngjyrë e zezë, me fenelina policie, me targa shqiptare, ku më vonë kam parë që targat e këtij automjeti janë AC121 JJ.

Ku një nga personat në makinë që mbante veshur një jelek të verdhë me mbishkrimin BKH, pasi më thirri në emër më tha: ‘Jemi SPAK-u, duhet të vish me ne, hyr në makinë’.

Pasi u futa në makinë shoferi i cili ishte me maskë, i tha njërit prej personave që të merrte dy çantat e mia në bagazhin e makinës sime.

Pasi u thashë: ‘Çuna, e mora vesh se çfarë jeni’, një nga personat në makinë nisi të më shtrëngojë prangat pasi unë refuzova t’i jepja password-in.

Pasi makina mori drejtimin për nga Elbasani, itinerari vazhdoi për në rrugën e vjetër, në fshatin Krrabë.

Kur ndaluam, ata më kërkuan t’u jepja sërish password-in e telefonit. Gjë të cilën refuzova t’ua jap, por në këtë moment shoferi erdhi dhe më goditi me shpullë.

Gjatë kësaj kohe ata morën telefonin dhe e vendosin te gishti im pasi duart i kisha të lidhura mbrapa.

Gerond Meçe i cili rrëfeu më tej se si ai u mbajt peng për afro 5 orë.

Ndërkohë që personat që e kishin marrë peng komunikonin herëpashere nga telefoni i tij me administratorin e kompanisë së tij, me qëllim që ai të tërhiqte kompaninë nga procedurat e tenderimit.

Grafikë – Gerond Meçe

Në momentin e parë i thashë ‘Jo’, por perceptova që dikush e ka organizuar këtë ngjarje për shkak të ankimimeve të mia.

Që ishin shtatë deri në nëntë procedura.

Ndërkohë që personi i parë më thotë: ‘Janë tendera që ke ankimuar ti dhe duhet të tërhiqesh.’

U thashë: ‘Çuna, muk bëhet kështu kjo punë’.

Ndërkohë që unë u përpoqa t’u mbush mendjen që tërheqja nuk bëhet në këtë moment duke u treguar se nuk jam më administrator, gjë të cilën ata më thanë që e dinin.

Por u thashë që nëse do të më lironin do e bëja në ditët në vijim.

Ndërsa m’u duk se situata po shkonte në favorin tim, personi i parë, ai që më herët mbante bluzën e BKH-së, më tha që të tërhiqesha edhe nga gjyqi në Gjykatën Administrative.

Por gjatë kohës që personi i parë po fliste me mua, unë pashë që shoferi, por dyshoj se edhe një person i pestë që mund të ketë ardhur aty pranë me një makinë tjetër besoj ‘Volvo’, ka nisur të flasë nga telefoni im me administratorin e kompanisë time Sh. K, duke i thënë: ‘Po ti na the që nuk bëhet, ndërkohë administratori thotë bëhet’.

Gjithashtu në këtë moment ata pyetën edhe personin e parë se: ‘Çfarë po presim?’

Teksa ai u tha që: ‘S’kemi konfirmim’.

Ndërkohë që ora përballë në makinë shënonte në këtë moment 15:10.

Gjatë kthimit, grupi i rrëmbyesve përdori sirenën e policisë për të hapur rrugën.

Në momentin që po më linin, shoferi më tha se: ‘Nuk dua probleme nga ty, nuk dua denoncime nga ty, në të kundërt do të vrasim ty, gruan, motrën, nënën, se babë nuk ke ti’.

Por edhe pse i premtuan që do i kthenin laptopin dhe sendet e tjera personale që ata ia mbajtën, kjo gjë nuk duket se ndodhi.

Ndërkohë që biznesmeni u la në mes të rrugës pa telefon dhe pa para në xhep.

Ku vetëm rastësia, bëri që ai të kthehej në banesë.

Dhe të fillonte të mendonte të gjithë atë që kishte ndodhur.

Si dhe kush mund të ishin personat që kishin urdhëruar dhe organizuar rrëmbimin dhe kërcënimin e tij.

I pyetur mbi dyshimet që ai kishte lidhur mbi personat e mundshëm që mund të kishin gisht në rrëmbimin dhe më pas atë që ndodhi, qëllimin për tërheqjen nga tenderat në AKSHI, apo edhe ankimimet, biznesmeni Gerond Meçe, u ndal te një emër që sipas tij mund të ishte strumbullari i gjithë këtij skenari.

Ky emër ishte biznesmeni Ermal Beqiri i cili sipas tij kishte lidhje të forta brenda AKSHI-t.

Por ishte edhe mik i Ergys Agasit, ku siç do të shikohet në vazhdim, ata shikohen shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Kjo bazuar edhe në filmimet që vetë Agasi ka ruajtur.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?