Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kosovë, shtyhet seanca ku pritej rishqyrtimi i Ligjit për Specialen Konflikti mes të dënuarve në burgun e Shkodrës, një i arrestuar dhe një tjetër nën hetim, gjendet telefon n... Tabaku kundër aktit për tubimet: Po i jepni policisë pushtetin e gjykatës Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%. Rrogat e mesme me 30%! Asnjë pension nën 200 euro “Bashkëpunim me çdo forcë politike”/ Berisha zbulon kushtet e bashkimit opozitar: Të gjithë kundër Ramës, p... Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin vetëm 1 për qind të GDP... "Pritja jote krenare ishte motivi im"/ Deputeti Luçiano Boçi humb nënën, dedikimi prekës: Viola ime e shtre... Harrojeni “123456”, një fjalë e pazakontë është fjalëkalimi më i përdorur në Zvicër Shembet masivi shkëmbor në rrugën Qafë Buall-Krastë, bllokohet qarkullimi Milionat e TikTok LIVE dhe hija e mafias/ Aleks Visha dhe “Samy Dubai” në qendër të investigimit italian, d... Zhupa shpërthen për ligjin e zonave të mbrojtura: Pasuritë e Shqipërisë nuk janë për t’u ndarë mes oligarkë... Detaje të reja nga konflikti në burgun e Reçit/ Kush janë dy të dënuarit e përfshirë në përplasje, emrat dh...
KOSOVA

Kosovë, shtyhet seanca ku pritej rishqyrtimi i Ligjit për Specialen

Është shtyrë për një kohë të pacaktuar vazhdimi i seancës me tri pika të rendit të ditës, ndër të cilat ishte edhe shqyrtimi i Ligjit për Specialen.

P
Piranjat19 November 2026, 13:11 · 1 min lexim
Kosovë, shtyhet seanca ku pritej rishqyrtimi i Ligjit për Specialen

Është shtyrë për një kohë të pacaktuar vazhdimi i seancës me tri pika të rendit të ditës, ndër të cilat ishte edhe shqyrtimi i Ligjit për Specialen.

Nënkryetari i Kuvendit, Aridan Gola ka thënë se vendimi për shtyrjen e kësaj seance ka ardhur pas “diskutimeve të ngjeshura” mes shefave të grupeve parlamentare dhe përfaqësuesit politikë të këtyre grupeve.

Para orës 10, ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku ka shkuar për takim me kryeministrin Albin Kurti.

Ajo ka thënë se nuk kanë dallime për përmbajtjen e Ligjit, vetëm për çështjet procedurale.

Ndërkohë para se të niste seanca, janë parë diskutime mes saj dhe Kurtit.

Në rend dite të kësaj seance, krahas rishqyrtimit të Ligjit që synon t’ia kufizojë mandatin Speciales, ishte edhe votimi i Propozim Rezolutës nga Interpelanca me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia, në lidhje me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi dhe mungesa e barnave onkologjike; si dhe votimi i Propozim Rezolutës nga Mocioni përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.