Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Pagat, shërbimet sociale dhe arsimi, tri protesta sot në Prishtinë Pa vëllanë e tij kur e kërcënuan dhe ndërhyri, por u vra, detaje nga ngjarja e rëndë Konflikt mes të dënuarve në burgun e Shkodrës, autoritetet kryejnë kontrolle, gjenden sende të ndaluara “Hetim për dhunën policore”/ Diaspora shqiptare në Gjermani i drejtohet Bundestagut me tri kërkesa në mbësh... Metani: Rama e di si funksionon oktapodi i krimit, gjithçka kalon nga ai Trump, Xi dhe Putin në një takim historik trepalësh në Kinë, nis samiti në Shenzhen Fronti pazakontë! Lufta në Ukrainë zhvendoset nën tokë, ushtarët luftojnë në tubacionin e vjetër sovjetik t... Dosja në SPAK 3.6 mld lekë të zhdukura nga posta e Durrësit, auditi financiar që zbuloi ‘gropën’ e frikshme... ‘Njerëzit e këqij nuk bëjnë dot punë të mira’, Alizoti: Buxheti i shtetit në dorë të hajdutëve rekordmenë... Aktivistë shqiptarë në Gjermani i drejtohen Bundestagut, tri kërkesa për protestat në Tiranë “Lava” radioaktive e Çernobilit, shkencëtarët zbulojnë sekrete të reja pas 40 vitesh! Çfarë fshihet brenda ... Bylykbashi: Ky është buxhet elektoral! Ulni taksat e fitimit, rrisni dividendin, rrisni taksat dhe talleni
KOSOVA

Pagat, shërbimet sociale dhe arsimi, tri protesta sot në Prishtinë

Në Prishtinë janë paralajmëruar tri protesta për ditën e sotme, 19 nëntor, ku në qendër të kërkesave janë përmirësimi

P
Piranjat19 November 2026, 10:19 · 1 min lexim
Pagat, shërbimet sociale dhe arsimi, tri protesta sot në

Në Prishtinë janë paralajmëruar tri protesta për ditën e sotme, 19 nëntor, ku në qendër të kërkesave janë përmirësimi i shërbimeve sociale, rritja e pagave për punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe mbrojtja e autonomisë universitare.

Protesta e parë është paralajmëruar për orën 10:00 në sheshin “Ibrahim Rugova”, nga Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) dhe Rrjeti i Grave të Kosovës. Përmes kësaj proteste kërkohet rritja e buxhetit për shërbimet sociale dhe sigurimi i mbështetjes së nevojshme për kategoritë në nevojë.

Protesta e dytë do të mbahet në orën 11:00, para objektit të KEK-ut, në Toskan. Punëtorët e kësaj korporate kërkojnë rritjen dhe nivelizimin e pagave, si dhe zbatimin e pagës së 13-të.

Ndërsa, protesta e tretë është paralajmëruar për orën 11:30, para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës. Studentët pritet të kundërshtojnë presionet ndaj universitetit, duke kërkuar respektimin e autonomisë dhe funksionimit të pavarur të institucionit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.