Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Dramë familjare në Vlorë/ Dy motra të mitura jashtë kontrollit, dyshime për ngacmim nga të rriturit Artistët e “atyre” dhe të “këtyre” Shqipëria, portë e hapur pa asnjë kontroll / Emigrantët nga Lindja shtojnë radhët e kriminalitetit Buxheticidi! Laboratorët pa mjekë të specializuar/ Pas denoncimit të Piranjave, Ministria ndryshon rregulloren Kërkesë kundër ekstradimit/ Gjykata Supreme e Brazilit vendos për narko-trafikantin Ervin Mata Berisha: Protestat e qershorit, uragani më i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve! Studentët e rinia, të gatshë... EMRI/ Dhunoi policin dhe gëlltiti kokainën, kush është 40-vjeçari shqiptar që përfundoi në gjendje të rëndë... Nis protesta e 174 kundër qeverisë para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Bu... Gjeti 12 mijë euro në koshin e plehrave dhe i dorëzoi në polici, ndershmëria i siguron punë të përhershme n... Kishte shkuar për azil, 28-vjeçari shqiptar humb jetën në kampin e refugjatëve në Berlin
AKTUALITET

I riu u rrëmbye për një gërvishtje makine? Policia e Kukësit jep versionin e saj për ngjarjen 

P
Piranjat20 November 2026, 22:18 · 3 min lexim
I riu u rrëmbye për një gërvishtje makine? Policia e

Policia ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar në rrjetet sociale për rrëmbimin e një të riu nga Kukësi, duke sqaruar se ai nuk është mbajtur peng në pyll, megjithatë konfirmon konfliktet e ndodhura.

Sipas policisë, më 20 nëntor 2026, shtetasi V. D. është konfliktuar fizikisht me dy persona në qytetin e Kukësit dhe ka bërë kallëzim në polici.

Më vonë, teksa udhëtonte me automjetin e tij në rrugën e Hasit, dy personat i kanë dalë përpara, kanë goditur makinën me sende të forta dhe kanë sulmuar edhe atë.

Në automjet ndodhej edhe një punonjës policie, i cili ndërhyri për të neutralizuar konfliktin dhe kërkoi përforcime.

 Dy autorët e dyshuar, S. J. dhe S. J., xhaxha e nip, janë shpallur në kërkim, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës:

Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohet për një të ri nga Kukësi, i cili pas një konflikti për motive të dobëta me dy shtetas është rrëmbyer dhe mbajtur në pyll, sqarojmë opinionin publik se lajmi është i pavërtetë.

Sqarojmë se, më datë 20.11.2026, shtetasi V. D., në qytetin e Kukësit, ishte konfliktuar fizikisht me dy shtetas dhe për këtë rast kishte bërë kallëzim në DVP Kukës.

Më pas, ky shtetas ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij dhe, në rrugën e Hasit, dy shtetasit me të cilët ishte konfliktuar në Kukës i kanë dalë përpara automjetit dhe kanë goditur me sende të forta automjetin dhe vetë shtetasin V. D.

Me shtetasin V. D. ndodhej edhe një punonjës policie, i cili ka ndërhyrë për të neutralizuar përshkallëzimin e konfliktit dhe ka kërkuar ndihmën e shërbimeve të tjera të Policisë.

Shtetasit S. J. dhe S. J., (xhaxha e nip)

pas ndërhyrjes së punonjësit të Policisë, janë larguar menjëherë nga vendngjarja dhe janë shpallur në kërkim, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.