Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shembja e banesave me banorët brenda/ Bashkia Rrogozhinë zgjohet pas ndërhyrjes së Piranjave “Bëhu e imja vetëm një herë”/ Një miqësi që u kthye në përndjekje dhe shantazh Dramë familjare në Vlorë/ Dy motra të mitura jashtë kontrollit, dyshime për ngacmim nga të rriturit Artistët e “atyre” dhe të “këtyre” Shqipëria, portë e hapur pa asnjë kontroll / Emigrantët nga Lindja shtojnë radhët e kriminalitetit Buxheticidi! Laboratorët pa mjekë të specializuar/ Pas denoncimit të Piranjave, Ministria ndryshon rregulloren Kërkesë kundër ekstradimit/ Gjykata Supreme e Brazilit vendos për narko-trafikantin Ervin Mata Berisha: Protestat e qershorit, uragani më i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve! Studentët e rinia, të gatshë... EMRI/ Dhunoi policin dhe gëlltiti kokainën, kush është 40-vjeçari shqiptar që përfundoi në gjendje të rëndë... Nis protesta e 174 kundër qeverisë para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Bu...
AKTUALITET

Gazetari zbardh dosjen Çopja-Çela: Ja si u zbulua “mali” me euro

I ftuar këtë të premte në emisionin Review me Greta Topjana, gazetari i Euronews, Eni Ferhati, ka sjellë më shumë detaje lidhur me dosjen e Franc Çopjas

P
Piranjat20 November 2026, 23:11 · 4 min lexim
Gazetari zbardh dosjen Çopja-Çela: Ja si u zbulua

I ftuar këtë të premte në emisionin Review me Greta Topjana, gazetari i Euronews, Eni Ferhati, ka sjellë më shumë detaje lidhur me dosjen e Franc Çopjas dhe Ervis Çelës.

Ferhati vuri në dukje se dosja është dorëzuar për gjykim në GJKKO nga SPAK, dhe se bëhet fjalë për një organizatë kriminale të akuzuar për trafikimin e tonelatave të kokainës nga Amerika Latine drejt porteve kryesore evropiane.

Sipas gazetarit, SPAK dyshon se organizata ka trafikuar mbi 60 tonë kokainë gjatë viteve 2019-2021. Ai shtoi se SPAK dyshon gjithashtu se aktiviteti i saj ka vijuar edhe përtej kësaj periudhe. Ferhati tregon më tej se ky është procedimi i parë ku SPAK ka përfshirë të dhëna edhe nga aplikacioni i enkriptuar Exclu, ndërsa organizata dallohej për sasinë e madhe të drogës që siguronte në vendburim, kryesisht në zonën e Andeve në Bolivi, ku jetonte bashkëdrejtuesi Ervis Çela.

 “Është një nga dosjet më të bujshme në fakt, e cila është dorëzuar tashmë në GJKKO për gjykim nga ana e Prokurorisë së Posaçme. Bëhet fjalë për një organizatë kriminale e cila është zbuluar nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme, e cila dyshohet që të jetë përgjegjëse për trafikimin e tonelatave të kokainës nga Amerika Latine në drejtim të porteve kryesore evropiane, si porti i Anversës në Belgjikë, Roterdamit në Holandë, portet spanjolle, ato italiane e kështu me radhë.

Bëhet fjalë për një organizatë kriminale e cila, megjithëse SPAK thotë se ka dyshime që të ketë trafikuar mbi 60 ton kokainë në harkun kohor të viteve 2019-2021, dyshohet që kjo organizatë ta ketë shtrirë aktivitetin e saj përtej këtij harku kohor edhe kur nuk janë zbuluar, po themi, komunikimet në Sky ECC apo në aplikacione të tjera të enkriptuara si EncroChat.

Ky është procedimi i parë që Prokuroria e Posaçme ka inkorporuar edhe të dhëna nga një aplikacion tjetër i enkriptuar i cili është zbuluar, aplikacioni Exclu, dhe është një nga organizatat kriminale e cila kishte disa veçori ndryshe nga grupe të tjera të strukturuara kriminale që janë zbuluar nga SPAK, kryesisht në aktivitetin e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, për shkak jo vetëm të sasive të mëdha të lëndëve narkotike që arrinte të siguronte në vendburim, pra në Amerikën Latine, kryesisht drejt zonës së Andeve, në Bolivi, atje ku Ervis Çela, një nga bashkëdrejtuesit e organizatës kriminale, ishte zhvendosur dhe jetonte atje.

Sipas hetimeve të SPAK, rolet kanë qenë të ndara, me Ervis Çelën, një personazh që autoritetet kishin pak informacion dhe mediat pothuajse apo informacionet publike ishin thuajse zero, për të siguruar tonelata kokaine atje. Ndërkohë që Franc Çopja, bashkëdrejtuesi tjetër i organizatës kriminale, për këtë të fundit ka patur evidenca nga ana e SPAK, kujdesej dhe kishte aftësinë që të nxirrte tonelatat e drogës nga kontejnerët që mbërrinin nga Paraguaj apo nga Buenos Aires në Argjentinë drejt vendeve kryesore të Evropës.

Kjo organizatë kriminale një pjesë të parave ka dyshime që e ka investuar dhe në lingota ari, sepse ishte problem mbajtja fizike e parave për shkak të rrezikut të dëmtimit të tyre, mykositjes e kështu me radhë”, është shprehur Ferhati.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.