Pa Messin, Argjentina mposhtet nga Uruguai, Japonia surprizon Brazilin e Ancelottit
Kombëtarja e Argjentinës ka nisur një epokë të re pa praninë e Lionel Messit me një humbje 2-1 në ndeshjen miqësore ndaj Uruguait, të zhvilluar në stadiumin Bombonera
Kombëtarja e Argjentinës ka nisur një epokë të re pa praninë e Lionel Messit me një humbje 2-1 në ndeshjen miqësore ndaj Uruguait, të zhvilluar në stadiumin "Bombonera".
Në takimin e parë pas rinovimit të kontratës së trajnerit Lionel Scaloni deri në vitin 2030, nënkampionët e botës zhvilluan një paraqitje zhgënjyese përpara tribunave gjysmë të zbrazëta.
Ndonëse miqtë e drejtuar nga Diego Forlan e mbyllën pjesën e parë pa asnjë gjuajtje në portë, ata kaluan në avantazh pas një autogoli të Leonardo Balerdi, i cili u godit në fytyrë nga një largim i gabuar i topit nga Lisandro Martinez.
Epërsia e uruguajanëve u dyfishua pas një goditjeje nga këndi, ku Maximiliano Araujo shënoi golin e dytë përballë një Argjentine që vuajti dukshëm mungesën e krijimtarisë së Messit. Skuadra vendase arriti të gjallërohej vetëm pas inkuadrimit të Gianluca Prestianni, i cili në minutën e 72-të depërtoi në krahun e majtë dhe asistoi saktë për Julian Alvarez që ngushtoi rezultatin në 2-1.
Në një tjetër sfidë miqësore të luajtur në Singapor, Kombëtarja e Brazilit pësoi një disfatë dramatike me rezultatin 3-2 përballë Japonisë. Aziatikët dominuan fraksionin e parë duke shënuar dy herë me anë të Kubo dhe Nakamura, përpara se brazilianët të reagonin dhe të barazonin përkohësisht me dy gola të sulmuesit Vinicius.
Fitorja i takoi Japonisë falë një goli të Sakamoto në minutat shtesë, i cili shkaktoi protesta të ashpra nga brazilianët për një faull në nisje të aksionit, duke sjellë ndëshkimin me karton të kuq për trajnerin Carlo Ancelotti dhe lojtarin Raphinha
Lexo edhe
SPORT
Numër i veçantë në fanellë për të respektuar Ronaldon, Portugalia nderon CR7: Tjetri do të jetë i përjetshëm

Maran i qetë: Për Muçin do të vendos nesër. Duhet të tregojmë veten ndaj Bjellorusisë

Asllani: Në ndeshjen në Tiranë hasëm pak vështirësi, por ne e duam këtë fitore

Formacioni zyrtar i Kosovës ndaj Izraelit

Humbje e madhe për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-futbollisti dhe pjesëtari i stafit të Shkëndijës





