Pagoi 148 dollarë për një produkt, ajo që gjen brenda bëhet virale

Një produkt i markës së njohur SKIMS, në pronësi të Kim Kardashian, është kthyer në një nga temat më të komentuara në rrjetet sociale, pasi blerësit kanë shprehur zhgënjimin për përmbajtjen e tij. Bëhet fjalë për një kalendar festiv me 12 surpriza, i cili shitej për 148 dollarë. Megjithatë, ajo që klientët gjetën brenda tij ishte larg pritshmërive që kishin për këtë çmim.
Në vend të produkteve luksoze, kalendari përmbante aksesorë të vegjël, përfshirë lidhëse flokësh, kapëse, zinxhirë çelësash, një pasqyrë të vogël dhe sende të tjera të ngjashme.
Një video e publikuar në TikTok, ku një blerëse hap një nga një surprizat, është bërë virale duke grumbulluar rreth 65 milionë shikime brenda vetëm tri ditësh. Në video, vajza shfaqet gjithnjë e më e zhgënjyer teksa zbulon përmbajtjen e kutive, duke vënë në dyshim vlerën e produkteve në krahasim me shumën që kishte paguar.
Reagimet nuk munguan as nga përdoruesit e tjerë të rrjeteve sociale. Disa e cilësuan kalendarin si një zhgënjim të madh, ndërsa të tjerë e krahasuan përmbajtjen e tij me sende të zakonshme që mund të gjenden në çantën e çdo vajze.
Pas kritikave të shumta, kompania SKIMS ka reaguar zyrtarisht, duke pranuar se produkti nuk i kishte përmbushur pritshmëritë e disa klientëve. Përfaqësuesit e markës kanë bërë të ditur se kanë kontaktuar blerësit, duke u ofruar mundësinë e rimbursimit të plotë ose të marrjes së kreditit për blerje të tjera në SKIMS.
Pavarësisht polemikave, kalendari është shitur plotësisht, ndërsa Kim Kardashian nuk ka bërë ende një reagim personal publik për këtë situatë.
Lexo edhe
LIFESTYLE
Këto 6 shenjat e horoskopit planifikojnë "gjithçka" dhe nuk i lënë asgjë rastësisë

Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

E martë, ditë “tersi” për disa shenja/ Nga stuhia në çift te krizat financiare, ja kush duhet të bëjë kujdes

Meta përdor inteligjencën artificiale për t’i zbuluar adoleshentët që gënjejnë për moshën

Sufllaqe me 1 euro shkakton kaos, qindra persona dynden në lokal dhe sulmojnë policinë

“Sonte fillon Hënë e re rigjeneruese”, astrologia Meri Shehu: Ja 4 shenjat që do të përjetojnë kthesë të papritur!

I hedhin telefonin në fytyrë gjatë koncertit në Las Vegas, momenti kur artistja del nga skena duke qarë





