Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin  VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur klani i shqiptarit Klod Cara hedh në erë bizneset
AKTUALITET

Pallati i shkatërruar nga shpërthimi në Elbasan do të shembet, banorët mbeten pa shtëpi

P
Piranjat 5 November 2026, 19:39 · 3 min lexim
Pallati i shkatërruar nga shpërthimi në Elbasan do të

Godina pesëkatëshe në Unazën Jugore është shpallur e pabanueshme pas shpërthimit që shkaktoi dy viktima dhe disa të plagosur. Familjet nuk mund të rikthehen në apartamente, ndërsa pritet ndërhyrja e Bashkisë së Elbasanit për strehimin e tyre të përkohshëm. Bonusi i qirasë është një nga zgjidhjet e mundshme, por mbetet për t'u sqaruar kur dhe si do të sigurohen banesat e reja.

Banorët e pallatit pesëkatësh në Unazën Jugore të Elbasanit, ku një shpërthim i fuqishëm, i dyshuar si pasojë e një bombole gazi, shkaktoi dy viktima dhe disa të plagosur, nuk do të mund të kthehen më në apartamentet e tyre. Godina është shpallur e pabanueshme pas konstatimit të dëmtimeve të rënda strukturore dhe, sipas informacionit të raportuar, do të shembet. Vendimi prek edhe familjet që jetonin në pjesën e pallatit e cila nuk u shkatërrua drejtpërdrejt nga shpërthimi. Verifikimet në terren kanë konstatuar se dëmtimet janë shtrirë edhe në pjesën tjetër të ndërtesës, duke e bërë të pasigurt qëndrimin në të.

Banorët nuk do të lejohen të hyjnë lirisht në apartamente për të marrë mobiliet apo sendet personale. Marrja e dokumenteve, sendeve me vlerë dhe objekteve të tjera të domosdoshme do të bëhet vetëm me ndihmën dhe mbikëqyrjen e ekipeve të specializuara, përfshirë shërbimin zjarrfikës. Shqetësimi më i madh tashmë është strehimi i familjeve që kanë humbur banesat. Bashkia e Elbasanit pritet të ndërhyjë për sistemimin e tyre, ndërsa një nga mundësitë e përmendura është mbështetja përmes bonusit të qirasë, me vendimmarrje të Këshillit Bashkiak.

Kryebashkiaku Gledian Llatja ka konfirmuar se një pjesë e banorëve janë sistemuar tashmë në konviktin e qytetit, ku u janë siguruar edhe ushqimet, ndërsa të tjerë po qëndrojnë te të afërmit. Ai deklaroi se Bashkia do të vazhdojë t'u sigurojë strehim familjeve në nevojë deri në përfundimin e procedurave ligjore dhe përcaktimin e masave sipas legjislacionit për emergjencat civile.

Drejtoresha e Institutit të Ndërtimit, Persida Shkrepa, konfirmoi se pallati, i ndërtuar në vitet ’70, ka pësuar dëmtime të rënda nga shpërthimi dhe zjarri që pasoi. Ajo kërkoi marrjen e masave sa më të shpejta për shembjen e objektit, si dhe sigurimin e ndërtesave përreth në një rreze prej 30 metrash.

 Tragjedia ndodhi dje në lagjen “Qemal Stafa”. Sipas Policisë së Elbasanit, humbën jetën një 69-vjeçar dhe një 82-vjeçare, ndërsa 10 banorë të tjerë morën ndihmë mjekësore. Hetimet paraprake tregojnë se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga grumbullimi i gazit në banesën e 69-vjeçarit, por hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.