Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
As investimet e NATO-s nuk janë të sigurta në Shqipëri, intrigat e gjobës që njollosi bazën e Kuçovës Aksident zinxhir te mbikalimi i Selitës, përfshihen 5 automjete dhe paralizohet trafiku Rama ndryshon rregullat para protestës kombëtare, faturën e dëmeve do ta paguajnë edhe organizatorët VIDEO/ Prokuroria jep detaje për sekuestrimin e 136 kg drogë që u trafikua nga Shqipëria. Zbulohet destinac... Banorët e lagjes "18 Shtatori" në Gjirokastër denoncojnë zhurmën nga lokalet: Kërkojnë ndërhyrjen e policis... 28 Nëntori hyn në kalendarin zyrtar të New York-ut! Dita e Pavarësisë së Shqipërisë do të përkujtohet çdo v... Reshjet e shiut përmbytin disa zona në Elbasan, nën ujë toka bujqësore dhe fusha e futbollit në Librazhd E rëndë në Shijak! 21-vjeçari gjendet i pajetë në një poligon, dyshohet se… Takimet e kreut të PD/ Foltorja e Ripërtëritjes sot në Kamëz Miliona euro nga UEFA! Konfirmohet shifra e plotë që Egnatia ka arkëtuar deri tani, ia kalon Skënderbeut VIDEO/ Telefonata për Ditën e Falenderimeve, moment i sikletshëm i Trump dhe Melanias me ushtarët jashtë ve... Depozita 5-tonëshe bie nga tarraca e pallatit 8-katësh në Fier! Shpëtojnë kalimtarët
SHOWBIZ

“Pas disa ditësh do ndryshoj…”/Jori Delli konfirmon martesën me Fred De Palmën?

P
Piranjat27 November 2026, 19:46 · 2 min lexim
“Pas disa ditësh do ndryshoj…”/Jori Delli konfirmon

Një dasmë duket se është në horizont për modelen shqiptare Jori Delli dhe reperin italian Fred De Palma.

Pas disa vitesh së bashku, çifti mund të jetë duke u përgatitur për të kurorëzuar dashurinë e tyre, ndërsa disa postime të fundit të Jorit kanë shtuar dyshimet se ceremonia mund të jetë shumë pranë.

Fillimisht, modelja publikoi një seri fotografish në rrjetet sociale, ku shfaqej së bashku me familjarët e saj dhe ata të partnerit, gjatë qëndrimit të tyre në Maldive. Një bashkim familjar që tërhoqi vëmendjen, por duket se surprizat nuk përfunduan me kaq.

Në një prej Story-ve të publikuara më pas, Jori ndau një fotografi me vjehrrit, krahas së cilës shkroi në italisht: “Tra qualche giorno cambio cognome”, që në shqip do të thotë: “Pas disa ditësh do të ndryshoj mbiemrin”.

Një deklaratë që natyrshëm ngjalli kuriozitet te ndjekësit, të cilët nuk nguruan ta pyesnin nëse do ta ndryshonte vërtet mbiemrin pas martesës.

Jori nuk i la pa përgjigje dhe reagoi me humor, duke shkruar: “Jo, jo, nuk do ta ndryshoj. E thashë vetëm për të thënë që po martohem, hahaha”. Kaq mjaftoi që dyshimet për një dasmë të afërt të marrin edhe më shumë vëmendje.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.