Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Policia largon me forcë protestuesit nga zona para Kryeministrisë, qytetarët kundërshtojnë: Nuk na lënë të ... “The Sun”: 30 shqiptarë u dënuan për trafik droge vetëm në 1 muaj EMRI-FOTO/ Kush është nëna 31-vjeçare shqiptare që vdiq në aksidentin tragjik, anëtarët e familjes në gjend... Shiriti “Çifti me jetë të lumtur” tradhton grabitësit, zbardhet skema si u vodhën 43 mijë euro në Ballsh... 'Samiti i Arubës ende vijon’/ Meta: Buxheti i vitit 2027 nis me mashtrim, euro ka zbritur në 89 lekë Arrestohet në Vorë 49-vjeçari i kërkuar nga Italia për torturë dhe skllavëri Operacioni i Veliajt kthehet në përplasje, drejtori i Burgut të Fierit: Nuk ishte problemi ndërhyrja, por z... Dita e Alfabetit, Meta: Një gjuhë e shkruar me germa gjaku dhe sakrifica heroike të panumërta Gazetari nga Tetova përplaset me Ramën: Nuk keni folur për shqiptarët e RMV VIDEO/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në një familje Grabitet banesa në Durrës, vidhen 22 mijë euro, 800 mijë lekë, në pranga dy persona Tabaku paralajmëron skemën KAYO në Teknologjinë e Informacionit
KOSOVA

Shpërthimi në Zvicër, shqiptari rrëfen tmerrin: U ndjeva sikur isha kthyer në luftën e Kosovës, dëgjova tri herë thirrje për ndihmë

Një shpërthim i fuqishëm i ndjekur nga një zjarr ka tronditur banorët e një pallati në Menziken, në Zvicër, mbrëmjen e së shtunës.

P
Piranjat22 November 2026, 19:08 · 3 min lexim
Shpërthimi në Zvicër, shqiptari rrëfen tmerrin: U

Një shpërthim i fuqishëm i ndjekur nga një zjarr ka tronditur banorët e një pallati në Menziken, në Zvicër, mbrëmjen e së shtunës.

 Ngjarja shkaktoi panik mes banorëve, ndërsa një person pësoi djegie të konsiderueshme dhe u transportua me helikopter drejt spitalit.

Sipas dëshmive të banorëve të publikuara nga media zvicerane 20 Minuten, shpërthimi ndodhi në një garazh individual të një pallati shumëkatësh. Fuqia e tij ishte aq e madhe sa porta e garazhit u shkëput nga vendi, ndërsa më pas shpërtheu zjarri.

Një prej personave të parë që mbërriti në vendngjarje ishte 47-vjeçari Viliam, i cili tentoi të shuante flakët me një fikëse zjarri.

“Zjarri po bëhej gjithnjë e më i madh. Fillimisht nuk mund t’u besoja syve për atë që po shihja”, rrëfeu ai, duke treguar se të gjithë banorët dolën me nxitim nga ndërtesa pas shpërthimit.

Shpërthimi në Zvicër, shqiptari rrëfen tmerrin: U

Një tjetër banore 39-vjeçare tregoi se fillimisht dëgjoi dy shpërthime të fuqishme, të cilat e tmerruan. Ajo doli me panik nga apartamenti pa marrë as xhaketën, ndërsa më vonë iu desh të qëndronte për orë të tëra jashtë banesës, derisa zjarrfikësit i dhanë një batanije.

Shpërthimi në Zvicër, shqiptari rrëfen tmerrin: U

Dëshmia më tronditëse vjen nga Fadili, 49 vjeç, i cili jeton në katin e tretë të pallatit.

Ai tregoi se po kthehej nga një shëtitje rreth orës 18:30, kur dëgjoi një shpërthim të fuqishëm. Pak çaste më vonë, sipas tij, ndodhi edhe një shpërthim tjetër.

“Banoja në katin e tretë dhe reja e tymit arrinte deri aty. Më pas dëgjova britma. Tri herë dikush kërkoi ndihmë”, rrëfeu ai për 20 Minuten.

49-vjeçari tha se skenat i rikthyen kujtimet e luftës në Kosovë gjatë viteve 1990.

“U ndjeva sikur isha sërish në atë kohë. Askush nuk e dinte se çfarë po ndodhte. Të gjithë ishin në panik. Britmat dukeshin sikur po dëgjoje dikë në momentet e fundit të jetës”, tregoi ai.

Shpërthimi në Zvicër, shqiptari rrëfen tmerrin: U

Pak minuta më vonë mbërritën zjarrfikësit dhe ambulanca. Një burrë, i cili kishte pësuar djegie të shumta në trup, mori ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas u transportua me helikopter nga shërbimi i shpëtimit ajror Alpine Air Ambulance drejt spitalit.

“Është djegur nga koka te këmbët. Më vjen shumë keq për familjen e tij. Është diçka e tmerrshme”, u shpreh Fadili.

Policia ka bërë të ditur se shkaku i saktë i shpërthimit dhe i zjarrit mbetet ende i paqartë dhe po hetohet nga specialistët.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.