Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Përshkallëzim i rrezikshëm/ Avioni luftarak suedez sulm raketës ruse në Poloni, moti i keq prish planet e p... EMRI/ I riu shqiptar “tap” sulmon 5 efektivë policie në Maltë dhe i ngrihen 9 akuza Vuçic drejt akuzës penale, Financial Times: Qeveria i premtoi Kushnerit projektin pa tender U ndoq nga 6 patrulla dhe u kap pas arratisë së ‘çmendur’ me makinë, 33-vjeçari shqiptar i lirë pas disa or... Policia largon me forcë protestuesit nga zona para Kryeministrisë, qytetarët kundërshtojnë: Nuk na lënë të ... “The Sun”: 30 shqiptarë u dënuan për trafik droge vetëm në 1 muaj EMRI-FOTO/ Kush është nëna 31-vjeçare shqiptare që vdiq në aksidentin tragjik, anëtarët e familjes në gjend... Shiriti “Çifti me jetë të lumtur” tradhton grabitësit, zbardhet skema si u vodhën 43 mijë euro në Ballsh... 'Samiti i Arubës ende vijon’/ Meta: Buxheti i vitit 2027 nis me mashtrim, euro ka zbritur në 89 lekë Arrestohet në Vorë 49-vjeçari i kërkuar nga Italia për torturë dhe skllavëri Operacioni i Veliajt kthehet në përplasje, drejtori i Burgut të Fierit: Nuk ishte problemi ndërhyrja, por z... Dita e Alfabetit, Meta: Një gjuhë e shkruar me germa gjaku dhe sakrifica heroike të panumërta
KOSOVA

Sajoi se vuan nga leuçemia dhe zhvati afro 190 mijë euro, ky është i dyshuari që u arrestua në Gjilan

Sajoi se vuan nga leukemia dhe zhvati afro 190 mijë euro, ky është i dyshuari që u arrestua në Gjilan - Sinjali

P
Piranjat22 November 2026, 23:45 · 2 min lexim
Sajoi se vuan nga leuçemia dhe zhvati afro 190 mijë euro, ky

Një skemë e rëndë mashtrimi, përmes së cilës u keqpërdor humanizmi i qytetarëve dhe mërgatës, është zbuluar dhe goditur nga organet e drejtësisë në Gjilan.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka vënë në pranga një person të dyshuar për veprën penale të mashtrimit, i cili kishte arritur të grumbullonte mbi 189 mijë euro duke u shtirur si i sëmurë rëndë.

I dyshuari i arrestuar është Endrit Azemi.

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, i dyshuari që nga data 9 nëntor e këtij viti kishte sajuar një histori të rreme, duke pretenduar se vuante nga sëmundja e rëndë e “Leukemisë Akute”, me të vetmin qëllim përfitimin e kundërligjshëm pasuror.

Përmes një fushate të hapur në platformën online “GoFundMe”, ai u kishte bërë thirrje publike për ndihmë financiare qytetarëve në Kosovë dhe bashkatdhetarëve në diasporë, kinse mjetet i nevojiteshin urgjentisht për trajtim dhe rehabilitim mjekësor.

Nga ky mashtrim, ai kishte arritur të grumbullonte shumën marramendëse prej 189 mijë e 206 euro e 8 centë. Mirëpo, pas verifikimeve të hollësishme të historikut të tij shëndetësor nga organet kompetente, është zbuluar se i dyshuari nuk vuante fare nga sëmundja që pretendonte.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.