Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
U ndoq nga 6 patrulla dhe u kap pas arratisë së ‘çmendur’ me makinë, 33-vjeçari shqiptar i lirë pas disa or... Policia largon me forcë protestuesit nga zona para Kryeministrisë, qytetarët kundërshtojnë: Nuk na lënë të ... “The Sun”: 30 shqiptarë u dënuan për trafik droge vetëm në 1 muaj EMRI-FOTO/ Kush është nëna 31-vjeçare shqiptare që vdiq në aksidentin tragjik, anëtarët e familjes në gjend... Shiriti “Çifti me jetë të lumtur” tradhton grabitësit, zbardhet skema si u vodhën 43 mijë euro në Ballsh... 'Samiti i Arubës ende vijon’/ Meta: Buxheti i vitit 2027 nis me mashtrim, euro ka zbritur në 89 lekë Arrestohet në Vorë 49-vjeçari i kërkuar nga Italia për torturë dhe skllavëri Operacioni i Veliajt kthehet në përplasje, drejtori i Burgut të Fierit: Nuk ishte problemi ndërhyrja, por z... Dita e Alfabetit, Meta: Një gjuhë e shkruar me germa gjaku dhe sakrifica heroike të panumërta Gazetari nga Tetova përplaset me Ramën: Nuk keni folur për shqiptarët e RMV VIDEO/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në një familje Grabitet banesa në Durrës, vidhen 22 mijë euro, 800 mijë lekë, në pranga dy persona
KOSOVA

Jakup Krasniqi kthehet në Hagë, Specialja jep detaje për vizitën në Kosovë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi është kthyer në Hagë pas vizitës në Kosovë, e cila ishte autorizuar për arsye humanitare

P
Piranjat22 November 2026, 20:34 · 2 min lexim
Jakup Krasniqi kthehet në Hagë, Specialja jep detaje për

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi është kthyer në Hagë pas vizitës në Kosovë, e cila ishte autorizuar për arsye humanitare.

Këtë e kanë konfirmuar Dhomat e Specializuara të Kosovës përmes një njoftimi zyrtar.

Sipas njoftimit, vizita e Krasniqit ishte urdhëruar nga Trupi Gjykues për arsye bindëse humanitare dhe ishte zhvilluar nën mbikëqyrje.

“Jakup Krasniqi u kthye sot (dje) në Hagë pas vizitës së urdhëruar nga Trupi Gjykues për arsye humanitare bindëse. Kjo ishte vizita e pesëmbëdhjetë nga një i paraburgosur në Kosovë deri më sot, e urdhëruar nga gjykatësit e Dhomave të Specializuara për arsye humanitare dhe e organizuar nga gjykata”, thuhet në njoftimin e Speciales.

Vizita e Krasniqit në Kosovë u lejua nga Dhomat e Specializuara për arsye humanitare, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdije Krasniqi.

Pas katër ditësh pranë familjes, Krasniqi është rikthyer në Hagë të shtunën pasdite.

Ndërsa, Daut Krasniqi, vëllai i Jakup Krasniqi që priti rrugëve afër shtëpisë në Velani të Prishtinës, nuk arriti ta përqafojë të vëllain, Jakupin i cili qëndroi për katër ditë vizitë në Kosovë.

Dauti të vetmen mundësi e pati ta shihte nga distanca, nga ballkoni dhe nga mediet.

Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se kjo ishte vizita e 15-të e këtij lloji nga një i paraburgosur në Kosovë, e autorizuar nga gjykatësit për arsye humanitare dhe e organizuar nga gjykata.

Më 18 nëntor, Specialja kishte njoftuar se Trupi Gjykues kishte udhëzuar Zyrën Administrative të organizonte vizitën e Krasniqit në Kosovë.

Sipas gjykatës, vizitat e tilla autorizohen në bazë të Rregullës 56 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, duke marrë parasysh standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. /KosovaPress

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.