Serwer: Pa njohjen e Kosovës, Serbia s’mund të hyjë në BE

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa i normalizuar plotësisht marrëdhëniet me Kosovën, gjë që, sipas tij, nënkupton njohjen e Kosovës dhe shkëmbimin e ambasadorëve mes dy vendeve.
Në një bashkëbisedim në podcastin “PIKË” me publicistin Veton Surroi, Serwer ka deklaruar se kushtëzimi i Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën është i qartë për vendet anëtare të BE-së.
“Është shumë e qartë për këdo që ka tru në Beograd se Serbia nuk do të hyjë në Bashkimin Evropian derisa të normalizojë plotësisht marrëdhëniet me Kosovën, që sipas meje do të thotë ta njohë dhe të shkëmbejë ambasadorë me Kosovën”, ka thënë Serwer.
Gjatë diskutimit, Surroi ka theksuar se ky qëndrim është i shkruar si politikë zyrtare vetëm në Washington, ndërsa ka rikujtuar se pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Megjithatë, Serwer ka thënë se të paktën pesë shtete të tjera anëtare të BE-së nuk do ta pranonin Serbinë në Union pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Surroi ka vlerësuar se ky numër mund të jetë edhe më i madh.
Serwer ka thënë se nuk e sheh të nevojshme që kushtet ndaj Serbisë të përsëriten vazhdimisht, pasi, sipas tij, ato janë të qarta prej kohësh. Ai ka shprehur më shumë shqetësim për mungesën e përparimit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe marrjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Lexo edhe
KOSOVA
Jakup Krasniqi kthehet në Hagë, Specialja jep detaje për vizitën në Kosovë

Shpërthimi në Zvicër, shqiptari rrëfen tmerrin: U ndjeva sikur isha kthyer në luftën e Kosovës, dëgjova tri herë thirrje për ndihmë...

REL: Sa larg mund të shkojë dora e shtetit në Hagë?

Me lot në sy dhe përqafime, Jakup Krasniqi largohet nga Kosova pas katër ditësh pranë familjes, rikthehet në Hagë

Djali i Jakup Krasniqit: Mirënjohës për të gjithë që në këto ditë të vështira na dhatë forcë





