Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Denoncimi: Rruga e fshatit Degë në Tropojë në gjendje të degraduar! Institucionet asnjë masë  EMRI/ Dhunoi me grushte dhe bombol gazi gardianin në burgun e Burrelit, autori i dënuar për vrasje Zgjerimi/ DW: Pse disa vende të BE përdorin veton kundër anëtarësimit Kushtetuesja pezulloi gjobën për bllokimin e rrugëve gjatë protestave, reagojnë studentët: Fitore, Gjykata ... Berisha: Dekreti për protestat nuk mund të votohet në këtë moment kur Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar një ne... Gjendet e pajetë në tualetin e shtëpisë 43-vjeçarja në Maliq, dyshimet e para Studentët krijojnë partinë e re “Të Bashkuar për Shqipërinë” Pasagjeri tentoi të hapte derën e kabinës, avioni me destinacion Çikagon bën ulje emergjente në Arizona (VI... “Hiqni lulen si simbol, vendosni shkopin e bejsbollit”, Zhupa kritika për PS-në, sulmon dhe Ballën: A e mba... Macron i vendos ultimatum BE-së: T5 arrihet marrëveshja për buxhetin deri në fund të vitit, ose Franca tërh... PD: 7 vite pas tërmetit, Sako e ka kthyer rindërtimin në aferë, bonuset e qirasë janë ndërprerë Mitsotakis: Nuk mund të ketë Evropë të fortë me buxhet të dobët
SHOWBIZ

Përlotet Rezart Veleshnja kur kujton Shpat Kasapin: Humba vëllain dhe babain, ja çfarë kam kujtim nga ai

P
Piranjat26 November 2026, 20:58 · 1 min lexim
Përlotet Rezart Veleshnja kur kujton Shpat Kasapin: Humba vëllain dhe

Aktori i mirënjohur Rezart Veleshnja, është një nga miqtë e ngushtë të këngëtarit Shpat Kasapi. Në çdo reagim të tij, Veleshnja e ka kujtuar me mall dhe çdo herë i përlotur. Edhe ditën e sotme, kur shënohet 1 vit nga ikja e Shpat Kasapit, Rezart Veleshnja është përlotur dhe ka treguar se brenda një kohe të shkurtër ka humbur edhe atë që e kishte si vëlla dhe babain e tij.

Një kapele që Shpati e mbante shpesh është kujtimi që Rezarti e mban edhe sot.

“Akoma nuk e besoj. Shpati kishte një mirësjellje. Edhe një njeri që ai e dinte që fliste keq thoshte “lërë nuk ka gjë”. nuk kishte kurrë konflikte me asnjë njeri në jetë.

Shpati për mua ka qenë vëlla, kemi ngrënë bukë nga nënat tona. Donte mish me bamje kur vinte në shtëpi. Unë kam humbur edhe babain dhe nga gjërat e Shpatit mua mu dha kapelja e Shpatit. Babi im kishte 5 muaj që bënte kimioterapi, gjeti në shtëpi kapelen e Shpatit dhe e vendosi. Babi me Shpatin kishin një marrëdhënie shumë të mirë. Kam humbur babin dhe vëllain brenda një kohe të shkurtër”, tha Rezart Veleshnja në Vizion Plus.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.