Portieri i Bayern tradhton gruan shtatzënë me fizioterapisten 23-vjeçare

Një histori që po shkakton jo pak bujë në Gjermani! Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer, është përfshirë në një skandal të jetës private, pasi raportimet për një lidhje të dyshuar jashtëmartesore kanë marrë një tjetër dimension pas reagimit të bashkëshortes së tij, Anika Bissel.
Gjithçka nisi pas lajmeve për ndarjen e çiftit, vetëm pak javë pas ardhjes në jetë të fëmijës së tyre të dytë. Sipas mediave gjermane, Neuer i kishte komunikuar Anikës dëshirën për t'i dhënë fund martesës vetëm pak ditë pas lindjes së foshnjës, ndërsa ndarja raportohet se kishte ndodhur në fillim të tetorit.
Por ajo që i ka shtuar dyshimet për një tradhti të mundshme është afrimiteti i portierit 40-vjeçar me një 23-vjeçare, e cila raportohet se punon si fizioterapiste e tij.
Sipas gazetës gjermane Bild, marrëdhënia mes tyre dyshohet se ka nisur prej disa muajsh dhe nuk kufizohet vetëm në raportin profesional. Madje, Neuer dhe e reja thuhet se kanë kaluar kohë së bashku edhe në Siçili, në fund të shtatorit, përpara se të udhëtonin drejt Brazilit në mesin e nëntorit.
Gjatë qëndrimit në Brazil, ku portieri po rikuperohej nga dëmtimi në këmbë, dyshja është parë në disa raste së bashku. Mediat raportuan gjithashtu se ata kishin qëndruar në të njëjtën suitë në një resort luksoz.
Në mes të këtyre zhvillimeve ka ardhur edhe reagimi i Anikës. Ajo ka ripublikuar në Instagram një mesazh që dënon tradhtinë ndaj një gruaje shtatzënë, duke e cilësuar atë si një zgjedhje egoiste dhe pa respekt.
“Të tradhtosh një grua shtatzënë është një nivel krejt tjetër ligësie. Kjo nuk është një ‘gabim’. Është një zgjedhje. Një zgjedhje egoiste, e pashpirt dhe pa respekt. E neveritshme”, thuhet në mesazhin e shpërndarë prej saj.
Edhe pse Anika nuk e ka përmendur drejtpërdrejt bashkëshortin, publikimi është interpretuar si një reagim ndaj lajmeve që kanë përfshirë çiftin.
Deri më tani, Neuer nuk ka reaguar publikisht ndaj këtyre akuzave, ndërsa asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar zyrtarisht një tradhti apo natyrën e marrëdhënies me 23-vjeçaren. Megjithatë, koha e raportuar e kësaj marrëdhënieje dhe reagimi i fundit i Anikës kanë bërë që historia të marrë përmasa edhe më të mëdha në mediat ndërkombëtare.
Lexo edhe
SHOWBIZ
“Të du fort Babo”, Julian Deda kujton të atin, Zef Dedën me fjalët prekëse

Një histori force dhe guximi, 21-vjeçari me protezë fiton “Dancing With the Stars”

Një vit pa Shpat Kasapin, Tetova përgatitet ta kujtojë me një mbrëmje të veçantë

Pas përplasjeve në BBVK, Jona thumbon Doresën: Ta përsërisim takimin?!

Celine Dion mesazh emocionues në Ditën e Falënderimeve: Zemra ime është e mbushur me mirënjohje!





