Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së "E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat Lista e krimeve mafioze/ Si Nuredin Dumani mund të shpëtojë me më pak se 10 vite burg pas veprave penale që... “Dashuria nuk matet me gjak”/ Urimi prekës i Çiljetës për Bekon: Ndoshta nuk të kam sjellë unë në jetë, por... Berisha: Raporti i KE damkos Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare “Edi Rama dorëzo pushtetin”/ Protestë para SPAK-ut Vajza e leu me benzinë dhe i vuri flakën, i moshuari dërgohet në QSUT PD çon në Kushtetuese rrëzimin e kërkesës për hetimin e KAYO-s Itali, alarm për bomba në tre avionë, dy drejt Romës dhe një i devijuar në Vjenë Dibër, elektricistin e zë shtylla poshtë teksa punonte, humb jetën Demokratët kundër politikave të Trump, çfarë ndryshon pas marrjes së kontrollit të Kongresit?
AKTUALITET

Përplasje mes emrave të njohur të botës së krimit në burgun e Peqinit, kunati i Altin Hajrit godet vëllain e “Rrumit të Shijakut”

Burgu i sigurisë së lartë në Peqin është bërë skenë e një përplasjeje mes dy të paraburgosurve me lidhje familjare me emra të njohur të botës së krimit

P
Piranjat 5 November 2026, 14:34 · 3 min lexim
Përplasje mes emrave të njohur të botës së krimit

Burgu i sigurisë së lartë në Peqin është bërë skenë e një përplasjeje mes dy të paraburgosurve me lidhje familjare me emra të njohur të botës së krimit. Në qendër të konfliktit janë Julian Gjoshi, kunati i Altin Hajrit, dhe Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth një javë më parë, në ambientet e përbashkëta të institucionit penitenciar, ku dy të paraburgosurit janë përfshirë në një konflikt verbal që më pas ka përshkallëzuar në dhunë fizike.

Sipas burimeve, Julian Gjoshi i është afruar Vullnet Muçës dhe e ka goditur, ndërsa rrethanat dhe motivet e përplasjes mbeten ende të paqarta.

Incidenti ka marrë vëmendjen e autoriteteve të burgut dhe, sipas të njëjtave burime, rasti është referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Përplasja merr vëmendje të veçantë për shkak të lidhjeve familjare të personave të përfshirë. Julian Gjoshi është kunati i Altin Hajrit, një emër i njohur për organet e drejtësisë, ndërsa Vullnet Muça është vëllai i Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi i Shijakut”.

Ky i fundit është një personazh i përmendur në disa dosje të bujshme kriminale dhe i mbijetoi atentatit të ndodhur pranë mbikalimit të Shkozetit, ku mbeti një person i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën, njëri prej tyre deputeti i PD, Arjan Ndoja.

Ndërkohë, Vullnet Muça është nën akuzë nga SPAK për përfshirje të dyshuar në një skemë të gjerë tjetërsimi pronash në zonën e Gjirit të Lalzit. Në të njëjtën çështje është përfshirë si i akuzuar edhe vëllai i tij, Aleksandër Laho.

Për momentin, nuk ka të dhëna që konflikti në burgun e Peqinit të ketë lidhje me përplasjet apo çështjet penale të personave me të cilët dy të paraburgosurit kanë lidhje familjare.

Mbetet për t'u zbardhur se çfarë e shkaktoi konkretisht incidentin dhe nëse ndaj personave të përfshirë do të merren masa të mëtejshme.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.