Piloti i Ferrarit në Egjipt, Hamilton viziton depot e ndihmave humanitare për Gazën

Lewis Hamilton ka zhvilluar një vizitë në zonën e Rafahut, në Egjipt, për t'u njohur nga afër me operacionet e ndihmës humanitare të destinuara për popullsinë në Rripin e Gazës.
Sipas gazetës egjiptiane “Al-Ahram”, piloti britanik i Ferrarit mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Arishit, ku u prit nga guvernatori i Sinait të Veriut, Khaled Megawer. Gjatë qëndrimit në zonë, Hamilton vizitoi edhe depot e Gjysmëhënës së Kuqe Egjiptiane, ku ekipet përgatisin dhe koordinojnë dërgesat me ndihma përpara transportimit të tyre drejt Gazës.
Gjatë vizitës në pikën kufitare, britaniku përshëndeti punonjësit dhe zyrtarët me shprehjen arabe “Al-Salamo Alaykom”, që përkthehet “Paqja qoftë me ju”. Ai shkëmbeu gjithashtu disa fjalë dhe shtrëngoi duart me personat e pranishëm.
Shtatë herë kampioni i botës ka folur vazhdimisht për krizat humanitare dhe konfliktet në rajone të ndryshme të botës, duke bërë thirrje për paqe. Në rrjetet sociale, Hamilton ka reaguar edhe për situatën në Gaza, duke shprehur shqetësimin për viktimat civile dhe fëmijët e vrarë gjatë sulmeve.
“Besoj se duhet të punojmë për çlirimin e Kongos, Sudanit, Sirisë dhe Palestinës. Shpresoj vërtet që sa më shpejt të jetë e mundur të arrihet një gjendje paqeje”, ishte mesazhi i tij muajin e kaluar.
Kësaj radhe, mesazhin e mbështetjes Hamilton e përcolli edhe përmes një vizite në terren, duke u njohur me punën e ekipeve që koordinojnë ndihmat për popullsinë e Gazës.
Lexo edhe
SPORT
“Po të kishe gjunjët e mi do ta kuptoje”, Neymar flet për mundësinë e tërheqjes nga futbolli

Zidane: Mbappe e meritonte Topin e Artë

E bujshme nga Anglia, Manchester United është në shitje! Zbulimi sensacional dhe shifrat

Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë, protesta studentore ndryshon axhendën e Kombëtares në prag të ndeshjes me Finlandën

Ndërprerja për Kombëtaren, futbolli kthehet në mesjavë me Kupën e Shqipërisë





