POLITIKE

Rama mbledh ministrat për buxhetin 2027, ndërsa partitë takojnë Begajn për zgjedhjet lokale

Piranjat Përditësimi i fundit 30 October 2026, 08:28

Rama mbledh ministrat për buxhetin 2027, ndërsa partitë

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve të Partisë Socialiste në një takim në orën 09:30.

Takimi vjen në një moment të rëndësishëm zhvillimesh politike, pas protestave të dhunshme të zhvilluara disa ditë më parë në Tiranë, si dhe në kohën kur buxheti dhe paketa fiskale 2027 pritet të kalojnë sëshpejti në Kuvend.

Po sot, në orën 10:00, në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, do të bëhet prezantimi i projektligjit “Për Buxhetin e vitit 2027” dhe i projektligjeve të paketës fiskale të cilat janë si më poshtë:

⦁ Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.61/2012, ‘Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar".

⦁ Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.92/2014, ‘Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar".

⦁ Projektligji "Për disa ndryshime në ligjin nr.9975, datë 28.7.2008, “Për Taksat Kombëtare”, të ndryshuar".

⦁ Projektligj "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.29, datë 30.3.2023, ‘Për Tatimin mbi të ardhurat’, të ndryshuar".

⦁ Projektligj "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008, ‘Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar".

Ndërkohë po sot, në orën 09:00, përfaqësues të Partisë Socialiste do të zhvillojnë një takim me Presidentin Bajram Begaj për të diskutuar mbi datën e zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm. Takim me Presidentin për datën e zgjedhjeve, sot do të zhvillojnë edhe përfaqësues të Partisë Social-Demokrate të drejtuar nga Tom Doshi, në orën 11:00.

Data e zgjedhjeve shpallet nga Presidenti, 9 muaj para përfundimit të afatit të mandatit të kryetarit aktual, ndaj 6 nëntori përllogaritet si afati fundor që kodi elektoral dikton për nxjerrjen e datës së zgjedhjeve, që duhet të jetë një e diel mes periudhës 15 prill-15 maj të 2027.

Ftesa e Begajt për konsultime me subjektet politike për datën e zgjedhjeve, u refuzua publikisht nga Partia Demokratike, e cila njëjtë si në zgjedhjet e shkuara, nuk do t’i përgjigjet pozitivisht Presidentit. Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi e quajti nisjen e konsultimeve teatër.

Deri më tani, asnjë nga partitë e tjera nuk kanë shprehur publikisht një datë të preferuar, por muaji maj shikohet si më i përshtatshmi për t’iu drejtuar kutive të votimit. Data 2 e majit përjashtohet, pasi sipas kalendarit të Festave Zyrtare, është e diela e Pashkëve Ortodokse. Data më e mundshme mbetet ajo e 9 majit, që njihet edhe si Dita e Europës.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?