POLITIKE

Audiopërgjimi i Roni Yeffet/ Abilekaj: Prag skandali! Armët e Sudanit do të ishin shkelje e detyrimeve të NATO-s

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Tetor 2026, 22:10
Audiopërgjimi i Roni Yeffet/ Abilekaj: Prag skandali! Armët e Sudanit

Bërja tregti e armëve me entet të cilat janë të sanksionuara nga Bashkimi Europian dhe nga NATO nuk bën sanksionime, po e bën nëpërmjet anëtarëve të saj. Vendet e Bashkimit Europian, SHBA-ja dhe Kanadaja e kanë sanksionuar Sudanin për prodhimin e armëve, pra forcën ushtarake, ushtrinë e Sudanit. Kështu që ne kemi Shërbimin Informativ të Ushtrisë e cila na mban ne në korrent me të gjithë nevojat, me të gjithë informacionet që ka NATO dhe e furnizojmë gjithashtu NATO-n me këto informacione. Pra, në qoftë se ka një shkelje të ushtrisë shqiptare, brenda forcave të armatosura të ushtrisë shqiptare, brenda industrisë ose tregtisë së armëve të Shqipërisë, është Shërbimi Informativ i Ushtrisë ai që ndërhyn i pari dhe që mund të raportojë për këtë.

Dhe minimumi që duhej të ishte bërë që nga dalja për herë të parë e audiopërgjimit, dhe deri sot që po nxjerrim faktin që ai nuk e kishte këtë gjënë si shembull që mund të marrësh në Sudan, por e kishte një aksion konkret. Fakti që Arjeta Puçi, historia e heroinës së Tiranës një nga aksioneret kryesore fillimisht të TIMAK-ut, dhe tani të dy aksionerët e TIMAK-ut që kanë 80% të aksioneve, kanë qenë në Sudan, kanë folur me ata, kanë kontaktet, kanë bërë marrëveshje me ta dhe janë të gatshëm edhe të çojnë ukrainasit e kështu me radhë, tregon që këtu kemi një shkelje të rëndë të embargos së vendeve anëtare të NATO-s, Bashkimit Europian, SHBA dhe Kanadasë.

Kjo është më se e qartë. Dhe kjo mjaftonte që Shërbimi Informativ i Ushtrisë të bënte një hetim të shpejtë për këtë dhe të nesërmen t'i çensonte. Të paktën këta të dy aksionerët e TIMAK-ut, t'i bjerë që TIMAK-u me 80% mos e ketë më licencën për asnjë veprim, për asnjë tregti, as për prodhim, as për modifikim të armëve të ushtrisë. Kjo është më kryesorja, dhe kjo është më e rëndësishmja për të patur minimumin e besueshmërisë si një vend anëtar i NATO-s. Pra, në qoftë se ka një licencë, një leje me sy mbyllur që të bëhet një trafik për të furnizuar Ukrainën me armë nëpërmjet Shqipërisë nga Sudani, kjo pastaj është tjetër gjë që ne nuk e dimë.

Por ama ajo që dimë ne, dhe nuk besoj të jetë ndryshe... dhe nuk besoj që NATO t'i thotë një vendi anëtar 'bëj trafik armësh ti me Sudanin', është kjo: që me ligjin shqiptar, në momentin që merret vesh që vendet e sanksionuara bëjnë tregti armësh, në atë moment hiqet licenca operatore. Në atë moment TIMAK-u nuk e ka më licencën. Me këtë përgjim që kemi nxjerrë sot, minimumi ky është rasti që licenca nuk është më. Dhe kjo e pohon ai me gojën e vet, nuk është puna se po thuhet... vetë ai thotë 'Kam qenë unë, është Arjeta atje, hajde shkojmë, mbajmë të gjitha kontaktet me ata'. Dhe është siç e pamë aty, ata thonë 'Ne për këtë duhet të mbajmë leje, kjo s'mund të bëhet pa leje', që ata janë në hall, ata janë në luftë, ata do duan armë.

Po ata nuk e bëjnë pa leje. Neve që s'kemi asnjë hall, që nuk na duhet ndonjë armatim, por duam të bëjmë tregti, të bëhemi spekulantë të radhës së luftës, ne futemi në këtë lojë në mënyrë pirate. Shteti shqiptar që përfaqësohet nga TIMAK Defense, që është aksioner atje, thotë: 'Hajde bëjmë trafik me Sudanin! Hajde bëjmë ca lekë!'

Na i ka lënë se e kemi Rroni e Feti! Rroni e Feti është garant i shtetit shqiptar! Dhe kjo Arjeta Puçi që këta thonë s'do u viki licenca, nuk do u viki biznesi, do vazhdojnë dhe do shesin. Dhe minimumi i kësaj që mund të ndodhi, sepse SPAK-u mund të bëjë një hetim, po të bëjë një hetim të plotë nuk mund ta bëjë, dhe sigurisht mund të presi dhe mund të marri kohën e vet, në qoftë se vërtet e ka seriozisht, se nuk e paragjykoj SPAK-un. Por minimumi është që Shërbimi Informativ i Ushtrisë, apo dhe Shërbimi Informativ Shtetëror mund të bëjnë një hetim, apo jo? Apo e ka lënë dhe SHIU-n në gjumë s'e dimë tani, se nuk këtu s'merret vesh, ose ja kanë ndarë ndonjë tjetri.

 Një avion sado armë që vijnë dhe që ikin, nuk ikin me furgona as me tragete. Ato ikin me avionë dhe ashtu vijnë. Nga kanë ardhur? Nuk ka linjë informative, nuk ka linjë direkte Tiranë-Sudan, e kupton? Por nëpërmjet TIMS-it mund të gjejnë.

Jemi në prag të një skandali këtu, këtu kemi të bëjmë me një skandal, që në qoftë se vërtetohet që armët kanë kaluar nga territori shqiptar pastaj, këtu i bie që jemi shkelës të të gjitha detyrimeve të NATO-s. Në qoftë se të gjithë vendet anëtare të NATO-s i kanë bërë embargo armëve të Sudanit, në qoftë se te ne kalojnë armët e Sudanit të sapoprodhuara e me radhë, ne jemi shkelës të një embargoje që është shumë e rëndësishme për NATO-n.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime