Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“AI nuk zëvendëson policinë në rrugë, por bën punën e 30 efektivëve”/ Si po përdoret inteligjenca artificia... Vdes “Kumbari” i karteleve të Meksikës. Kush ishte Miguel Gallardo që ndryshoi trafikun e drogës dhe alranc... Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Njihuni me parashikimin e motit Nga frigoriferët e hackeruara tek alarmet për bomba! Kush po shkakton kaos në Evropë? KLSH: 783 milionë lekë subvencione pa kontroll për transportin publik në Tiranë BSH: Inflacioni në muajt e verës u rrit edhe nga... kondicionerët Shqipëria ndan më pak të ardhura për më të varfrit se i gjithë rajoni Horoskopi/ Surpriza në dashuri për disa shenja, vështirësi financiare për të tjerat! Taksë qarkullimi apo rritje taksës së makinës, ku është pagesa më e drejtë? Shqipëria mbyll llogaritë, ngjitet në Ligën B, triumf me zemër ndaj Bjellorusisë Gazeta amerikane shpjegon pse u shty Samiti i NATO-s në Tiranë Rrjetet kineze të pastrimit të parave në shërbim të karteleve meksikane, si bashkëpunojnë me mafian shqipta...
POLITIKE

“Ndryshimi i menjëhershëm, emergjencë kombëtare”/ Aktivisti: Rama të mbajë përgjegjësi për ministrat e korruptuar

P
Piranjat 1 October 2026, 20:37 · 2 min lexim
“Ndryshimi i menjëhershëm, emergjencë

Një prej protestuesve ka deklaruar se qeveria po përpiqet, sipas tij, të zhvendosë vëmendjen nga problemet që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme. Ai tha se ndryshimi politik është një emergjencë kombëtare dhe bëri thirrje për vijimin e qëndresës në rrugë.

“Qeveria po kërkon të shmangë vëmendjen me episode që nuk janë të nevojshme, kur kemi problem ndryshimin e menjëhershëm, që është emergjencë kombëtare për të larguar regjimin e korruptuar”, u shpreh protestuesi.

Sipas tij, shmangia e vëmendjes nuk mund të shërbejë si justifikim dhe qytetarët duhet të qëndrojnë të bashkuar për të kërkuar largimin e kryeministrit.

“Shmangia e vëmendjes nuk është justifikim. Duhet të qëndrojmë të bashkuar që të çojmë drejt largimit kryeministrin e korruptuar”, deklaroi ai.

Protestuesi kritikoi gjithashtu kryeministrin për mënyrën se si, sipas tij, përballet me problematikat e vendit, duke pretenduar se Rama nuk shkon në zonat ku mungojnë shërbimet dhe infrastruktura.

“Rama nuk shkon aty ku është problemi dhe mungojnë shërbimet e infrastruktura. Shkon në projekte private”, tha ai.

Më tej, ai u shpreh se Shqipëria ka nevojë për ndërhyrje të menjëhershme në disa sektorë, ndërsa kërkoi që kryeministri të mbajë përgjegjësi për ministrat që ai i ka emëruar.

“Ti pretendon se nuk ke vjedhur lekë nga ato të shqiptarëve, por ata që kanë vjedhur i ke emëruar ti. Nuk ka përgjegjës tjetër për ministrat e korruptuar, je ti dhe duhet të mbash përgjegjësi e duhet të japësh dorëheqjen”, deklaroi protestuesi.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.