POLITIKE

‘Roni Yeffet dhe Arjeta Puca në Sudan’/ Saraçi: SPAK të verifikojë aktivitetin. Të thërrasë ministrin Nufi

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Tetor 2026, 21:34
‘Roni Yeffet dhe Arjeta Puca në Sudan’/ Saraçi: SPAK

Gazetari Romir Saraçi, i ftuar në SYRI TV në emisionin “Cim Peka Live”, ka komentuar audio-përgjimin e publikuar sot, duke e lidhur komunikimin mes Roni Yeffet dhe ukrainases Tatiana me aktivitetin e kompanive të përfshira në tregtinë e armëve.

Sipas Saraçit, nga komunikimet del se Yeffet dhe Arjeta Puca kanë qenë të dy në Sudan për të arritur marrëveshje për sigurimin e armëve dhe sjelljen e tyre në Shqipëri.

Saraçi pretendon se plani konsistonte në sjelljen e armëve në Shqipëri, paketimin e tyre dhe më pas dërgimin drejt zonave të konfliktit, përfshirë Ukrainën.

Ai kërkoi që SPAK të verifikojë udhëtimet dhe aktivitetin e dy personave në Sudan, ndërsa i bëri thirrje edhe Ministrisë së Mbrojtjes të publikojë dokumentacionin mbi destinacionin e armëve të eksportuara.

Saraçi: Audio përgjimet, ajo që ka ndodhur në realitet, në shkresat zyrtare që janë fakte, janë prova dhe asaj që kanë deklaruar zyrtarët duket komplet historia e qartë që ne jemi përballë një rasti të pastër të trafikut të armëve nga një vend i cili është i sanksionuar, domethënë është nën embargon e NATO-s. Bëhet fjalë për kompaninë AAT, e cila është themeluar diku në muajin nëntor. Kompania e Roni Efet dhe Arjeta Pucës në bashkëpunim me ‘Kajon’ pastaj kanë themeluar, mos gaboj, UNO 18... diçka e tillë. Dhe është themeluar në muajin nëntor. Biseda që u shfaq sot është diku e muajit janar. Dhe në audiot e mëparshme ka qenë Roni Efet që fliste domethënë për mundësinë e sjelljes së armëve nga vende si Sudani apo Nigeria, dhe paketimi i tyre në Shqipëri, që më pas do të eksportoheshin apo do të trafikoheshin në vendet në konflikt. Pra kemi paketimin e armëve në Shqipëri.

Më pas kemi deklaratën e muajit prill të Ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili deri më sot nuk e ka përgënjeshtruar ndonjëherë deklaratën e tij në interpelancë në parlament që po eksportohen armë në zona të nxehta dhe në zona në konflikt. Pra nuk jemi vetëm përballë deklaratave dhe përgjimeve, provave, të dhënave nga përgjimet, por jemi përballë faktit të kryer, nisur nga veprimet që ka kryer Roni Yeffet me regjistrimin e kompanive, bashkëpunimin me Kajon, kontaktet dhe veprimtaria e tij në Sudan për sjelljen e armëve në Shqipëri për paketim dhe më pas dërgimin e tyre në zona lufte siç është Ukraina, apo që në diskutime janë shtetasit ukrainas. Në muajin prill del ministri Nufi dhe përmbledh gjithçka, thotë ne tani jemi duke kryer eksport armësh, ndërkohë që kompania AAT sipas shkresave të shtetit shqiptar ka vetëm dy punonjës, ka Arjeta Pucën, ka dhe një magazinier. Pra, e gjithë kjo është kryer nga dy persona. Se ku janë prodhuar këto armë, nuk kemi fabrika, uzina domethënë që mund të jenë rivendosur, por më tepër kemi një personazh i cili ka ngritur kompani fiktive, dhe ka shfrytëzuar thjesht atë imazhin e shtetit shqiptar si vend anëtar i NATO-s për të kryer të gjithë këtë procedurë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Timac Difence dhe me të gjitha këto kompani që ky shtetas ka krijuar. Tani mbetet nga ana e SPAK të marrë audio-përgjimin për të marrë provat për sa i përket aktivitet në terren të këtyre dy shtetasve, sepse është më e thjeshtë nqs ata kanë qënë në Sudan, Arjeta Puca dhe Roni Yeffet konfirmohet gjithçka për aktivitetin e tyre. Mjafton të thërritet dhe ministri i Mbrojtjes t’i japi dhe ato letrat e veta se ku kanë shkuar këto armë në zonat e luftës dhe për mua kjo histori është e mbyllur.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime