Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd... Tritoli në lokalin e Noizyt/ Babai i këngëtarit në GJKKO: Na provokuan një ditë para shpërthimit Sondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të Tr... SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027... Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit/ Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang pol... Babai i Noizy-t në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut
POLITIKE

“Auditim në SHISH pas arrestit të Vlora Hysenit”/ Zbardhen diskutimet në Këshillin e Sigurisë. Çfarë thanë kreu i SPAK dhe Kryeministri Rama

P
Piranjat28 September 2026, 20:44 · 2 min lexim
“Auditim në SHISH pas arrestit të Vlora Hysenit”/ Zbardhen

Duke folur në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, kreu i komanduar i SHISH, Elvis Lila, ka këmbëngulur se nga një auditim tepër sekret kryer pas masës penale ndaj Vlora Hysenit, nuk rezulton që nga ky institucion të kenë dalë dokumente që cënojnë sigurinë kombëtare të vendit.

Burime të pranishme në takim, cituan kreun e SHISH dhe presidentin që në këtë mbledhje urgjente të thirrur, kanë përmendur detyrimin për të mbledhur dhe ruajtur informacione të sigurisë e po ashtu domosdoshmërinë dhe për të bashkëpunuar me institucionet.

E ndërsa të pranishmit në këtë mbledhje ku fjalimet e secilit titullar mbahen sekret, pohuan më tej se kryeprokurori Klodian Braho u ka thënë krerëve të institucioneve të ngarkuar me ligj që të jenë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, se SPAK arriti në përfundimin se duhej kërkuar masë sigurie në gjykatë ndaj drejtoreshës së Shërbimit Inteligjent Shqiptar pas administrimit të disa provave sekrete për hetimin mes tyre edhe disa kryerje banesash.

Mbasi grupi i hetimit siguroi provat arriti në këtë vendimmarrje citohet të ketë shpjeguar zoti Klodian Braho në emër të dy prokurorëve.

Nga ana tjetër kryeministri Rama ka theksuar bëjnë me dije të njëjtat burime se përgjegjësia është individuale. Duhet të gjenden mekanizma për ndërveprim ka këmbëngulur Kryeministri, për të ruajtur sigurinë kombëtare.

Ndërsa nga ana e tij presidenti pasi ka lënë detyrat për secilin institucion, ka bërë të qartë se duhet ruajtur pavarësia dhe nuk duhet ndërhyrë në punën e Prokurorisë së Posaçme. Burimet e posaçme nuk konfirmuan që në këtë mbledhje të ketë patur debate.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.