Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Investimet turistike në prona shtetërore, kush nuk zbaton kontratën rrezikon prishjen e objekteve me shpenz... Përdorimi i drogës problem serioz për 79% të shqiptarëve; 64% thonë se është rritur 5 vitet e fundit Tabela, çmimet e marketeve në Tiranë, deri në 50% më të shtrenjta se në rajon; rekord bulmeti E premte e zezë/ Efektet e datës 13 do të bien mbi këto 3 shenja të horoskopit “Qeverinë e merr Balluku”, Curri zbulon prapaskenat e Asamblesë së PS: Gogu ka 24 orë kohë Shkëlqen Shqipëria, kuqezinjtë kryesues fitojnë ndaj Finlandës Afrim Qendro shkarkohet nga detyra si kreu i IKMT-së “200 lekë për çdo nxënës”/ Pas “Bajram Currit”, edhe shkolla “Nënë Tereza” në Durrës u kërkon prindërve par... EMRI/ I riu shqiptar vdiq tragjikisht në punë, autopsia zbardh shkakun  Policia aksion në Vlorë/ FNSH dhe Krimet zbarkojnë në Çole, në ‘sitë’ disa automjete dhe personat e shpallu... “Të mobilizohemi të gjithë”/ Piranjat News publikon mesazhet ku prindërve u kërkohet të lyejnë e pastrojnë ... Detajet e reja/ Zbardhen lidhjet e Luka Beqirajt, shqiptarit që u ekzekutua në Spanjë
POLITIKE

“Jemi për kontratë të re sociale”, aktivistja: Rama të dorëhiqet dhe të shkojë në prokurori

P
Piranjat28 September 2026, 19:36 · 2 min lexim
“Jemi për kontratë të re sociale”, aktivistja: Rama

Mbahet sot protesta e 121 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës.

Aktivistj Sidorela Vatnikaj gjatë fjalës së saj theksoi se përgjegjësi kryesor i skandaleve në vend është vetëm kryeministri Edi Rama dhe se sipas saj për të gjitha arsyet duhet të japë dorëheqjen. Ndërsa shtoi se protesta vazhdon për një kontratë të re sociale.

“Sot kur vendi zien nga skandali ku drejtuesja e SHISH është kapur duke i dërguar informacione njeriut që komandon banda dhe krimin e organizuar në Shqipëri. Presidenti njeriu që ka qëndruar në heshtje në gjithë këto ditë protestë, ka mbledhur këshillin e Sigurisë dhe u përpoq ta transformonte në ngjarje personale. Por krimi i organizuar ka pasur të gjithë fuqinë vendimmarrëse, ndaj sot jo vetëm Presidenti po asnjë tjetër, nuk mund të na e sheshin këtë skandal si përgjegjësi personale. Sepse ne e dimë që përgjegjësia personale e Saimir Tahirit nuk është vetëm përgjegjësi e tij, ai e kanabizoi vendin me urdhër të Ramës. Ne e dimë që përgjegjësia personale e Veliajt nuk është vetëm e tij…Lista do ishte e gjatë nëse do flisnim për të gjithë ata zyrtarë të PS, tani kemi dhe aferën e Ballukun lista do të ishte shumë e gjatë, por përgjegjësi kryesor ne e dimë që është Edi Rama. Qeveria është mbajtur në pushtet nga votat e krimit të organizuar. Sot nuk kërkojmë vetëm dorëheqjen por hetimin e Edi Ramës dhe shkojë në Prokurori, për korrupsionin e Ahmetajt, e Ballukut për korrupsionin që ka bërë vetë në gjithë këto vite që e ka ndarë Shqipërinë si plaçkë. Thirrja është arrestimi i Ramës për të gjitha të këqijat që i ka bërë shoqëri”, tha ajo.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.