“BE dhe SHBA, na ndihmoni ta heqim këtë qeveri të ndyrë”, profesori Lush Susaj thirrje shqiptarëve: Protestoni! Mos u kalbni në kafene e divane

Profesori Lush Susaj, në fjalën e mbajtur në protestën e 121-të kundër qeverisë, u ka bërë thirrje fermerëve dhe studentëve që t’i bashkohen tubimit, ndërsa ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Susaj e cilësoi protestën si një qëndresë kundër korrupsionit dhe përçarjes së shqiptarëve, ndërsa kritikoi qytetarët që, sipas tij, qëndrojnë indiferentë përballë situatës në vend.
Ai iu drejtua më pas fermerëve, duke i cilësuar ata si një prej kategorive më të goditura dhe duke ngritur shqetësimin për subvencionet dhe kostot e prodhimit.
Profesori iu drejtua gjithashtu studentëve, duke kritikuar politikat e qeverisë për arsimin e lartë dhe duke iu referuar edhe Paktit për Universitetin.Në fund, Susaj deklaroi se qeveria që erdhi në pushtet në vitin 2013 nuk i ka përmbushur premtimet e saj, ndërsa ngriti shqetësimin për rënien e numrit të studentëve.
Profesori Lush Susaj: 121 ditë qëndresë kundër qeverisë së korrupsionit dhe përçarjes së shqiptarëve. Kjo është protestë e faqes së bardhë. Të qenit këtu është vlerë, por qëndrimi në kafja është pozicion mjeran për çdo shqiptar që i lëpihet e bën fresk qeverisë. Thirrje fermerëve bashkojuni protestës se jeni më të shtypurit. Përballeni me monopolet për plehrat kimike dhe jo vetëm. 9 muaj nuk keni marrë asnjë subvencion. Vendet e rajon it nga marsi kanë marrë e vijojnë të marrin subvencione që ua lehtësojnë Kontron e prodhimit. Këtu nis paba`r`azia e madhe e krijuar nga kjo qeveri hajdute. Studentë, ju jeni dhimbja më e madhe. Shqipëria ka nxënës e student që do t’i dalin për zot. U mashtruat me paktin për Universitetin,, ajo ju solli vetëm një abone që nuk ua njeh kush.
Kjo qeverisje që premtoi mrekulli në 2013 nuk bëri asgjë. 58 studentë më pak sot se në 20134, asnjë luftë nuk e ka rrudhur kaq jetën studentore.
Kam një thirrje për ambasadorët e BE dhe SHBA:
Na ndihmoni ta heqim këtë diktaturë të ndryrë anti-shqiptare, anti-amerikane, anti-Europiane.
Lexo edhe
POLITIKE
“Jemi për kontratë të re sociale”, aktivistja: Rama të dorëhiqet dhe të shkojë në prokurori

"Arrestoni Ramën"/ Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë

Skandali me SHISH, ekspertja kanadeze e sigurisë: Zbuloni nëse ka të bëjë me një individ

121 ditë revolucion! Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Ramës

Pas investigimit të “Piranjave” për plagjiaturën e ministres Spahiu, PD depoziton kallëzim penal!

'Rama i izoluar ndërkombëtarisht', Zhulali: Pa takime në OKB, skandali i SHISH nuk është individual

“Besoj disponon kapacitetin mendor për ta parë”/ Gazetari shpërthen ndaj deklaratave të Begajt: Çështje individuale është kur dikush bën ...

‘Ora 400 mijë euro dhe skandali i SHISH’/ Çollaku: Edi Rama e di çfarë do të dalë nga dosjet





