“Territorialja”/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt voton kundër bashkimit me Tepelenën

Këshilli Bashkiak i Memaliajt ka votuar kundër bashkimit të kësaj bashkie me Tepelenën. Bëhet me dije se nëntë anëtarë të Këshillit Bashkiak votuan kundër draft-projektit, ndërsa një tjetër abstenoi.
Në mbledhje morën pjesë 10 nga 15 këshilltarë, ndërsa përfaqësuesit socialistë nuk morën pjesë në votim. Vendimi erdhi pas dëgjesave publike të zhvilluara në të pesë njësitë administrative të Bashkisë Memaliaj, ku banorët kundërshtuan bashkimin me Tepelenën.
Gjatë konsultimeve me komunitetin, shqetësimet kryesore kanë qenë ruajtja e shërbimeve pranë qytetarëve, rreziku i thellimit të shpopullimit dhe pasojat ekonomike që bashkimi mund të ketë për bizneset dhe jetën lokale.
Me këtë votim, Këshilli Bashkiak i Memaliajt ka formalizuar qëndrimin kundër draft-projektit në pjesën që parashikon ndryshimin e organizimit territorial të kësaj bashkie.
Lexo edhe
POLITIKE
"Sa më shumë na kërcënon, aq më të vendosur bëhemi"/ I riu “shpërthen” në protestë: Rama jep dorëheqjen! Të duam në burg

"Rama i marrë peng”/ Protestuesi: Studentët të bashkohen masivisht, nga ky shesh do të dalin dhe liderët e kësaj republike

“BE dhe SHBA, na ndihmoni ta heqim këtë qeveri të ndyrë”, profesori Lush Susaj thirrje shqiptarëve: Protestoni! Mos u kalbni në kafene e ...

“Jemi për kontratë të re sociale”, aktivistja: Rama të dorëhiqet dhe të shkojë në prokurori

"Arrestoni Ramën"/ Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë

Skandali me SHISH, ekspertja kanadeze e sigurisë: Zbuloni nëse ka të bëjë me një individ

121 ditë revolucion! Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Ramës

Pas investigimit të “Piranjave” për plagjiaturën e ministres Spahiu, PD depoziton kallëzim penal!





