Berisha: Foltoret e Ripërtëritjes në Vlorë dhe Elbasan dëshmuan se orteku i opozitës po rritet çdo ditë dhe...

Sali Berisha ka zhvilluar një komunikim me qytetarët, ku ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe aktivitetet e Partisë Demokratike në Vlorë dhe Elbasan.
Berisha tha se “Foltoret e Ripërtëritjes” të zhvilluara në këto dy qytete dëshmuan, sipas tij, rritjen e opozitës dhe angazhimin e strukturave të PD-së.
“Orteku i opozitës po rritet çdo ditë dhe do të përmbushë misionin e tij”, deklaroi Berisha, duke falënderuar qytetarët, strukturat e partisë dhe deputetët që morën pjesë në këto aktivitete.
Ai u ndal edhe te protestat rinore qytetare, të cilat, sipas tij, kanë vijuar pa ndërprerje. Berisha tha se i përshëndet protestuesit dhe vlerësoi angazhimin e tyre.
Gjatë komunikimit, Berisha komentoi edhe zhvillimet e kësaj jave në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, duke e cilësuar atë si “javën e turpit të Shqipërisë në OKB” dhe duke kritikuar përmbajtjen e fjalimit të kryeministrit.
Sali Berisha: Së dyti, këtë javë ishte java e turpit të Shqipërisë në OKB, ku përfaqësuesi i narkoshtetit bëhet kreu i parë i një narkoqeverie që i kushton fjalimin e tij algoritmit dhe asnjë problemi tjetër, pra halleve të veta, dhe dëshmoi se fantazma e algoritmit e ka ngërthyer atë shpirt dhe zemër dhe nuk i ndahet më.
Por zhvillimi pozitiv i kësaj jave ishin dy foltoret e Ripërtëritjes të organizuar nga PD në Vlorë dhe Elbasan me një pjesëmarrje të shkëlqyer, me një angazhim të madh të strukturave të partisë, deputetëve, me debate të hapura dhe pyetje të shumta, çka dëshmojnë se procesi i ripërtëritjes së partisë është një imperativë, e cila po ecën dhe do ecë në emër të ripërtëritjes së Shqipërisë.
Me këtë rast unë falënderoj përzemërsisht të gjithë qytetarët dhe qytetaret e Vlorës dhe Elbasanit që morën pjesë në këto foltore.
Falënderoj degët dhe kryetarët e tyre, zonjën Meçorapaj dhe zotin Tarazani për organizimin.
Falënderoj udhëheqësit politikë të këtyre degëve zotin Bylykashi dhe zotin Tomor Alizoti.
Falënderoj deputetët e tyre.
Ishin aktivitete vërtet të shkëlqyera, të cilat dëshmojnë se orteku i opozitës po rritet çdo ditë dhe do të përmbushë misionin e tij.
Ndërkohë protesta rinore qytetare ka vazhduar pa ndërprerë.
E përshëndes përzemërsisht dhe i përgëzoj sepse faktikisht po zvarrisin Edi Ramën çdo natë në rrugët dhe bulevardet e Tiranës, moralisht sigurisht.
Por, në fakt ai është drejt kohërave të fundit të tij.
Lexo edhe
POLITIKE
Berisha kritikon ashpër fjalimin e Ramës në OKB: Përfaqësimi më i turpshëm në histori, nuk përmendi as Kosovën e UÇK-në

“U emërua në atë post jashtë çdo kriteri”, Berisha për skandalin e SHISH-it: Vlora Hyseni është kthyer për t’u dhënë reston bashkëpunëtor...

Sulmi me vezë ndaj Ramës në Nju Jork jehonë edhe në mediat e mëdha greke

“Prania besnike e Edi Ramës dhe Erion Braçes”/ Aktivistja përplaset me deputetin: Qeverisë tuaj duhet t’i vijë turp që ka guxim të dalë p...

“Rama do ngelet vetëm e do përfundojë keq”/ Aktivisti Lika: SPAK do godasë Ballukun dhe Ballën, ky pushtet do shembet





