POLITIKE

Bushati: Rama po mashtron për protestuesit, rasti i studentit tregon se i ka dalë situata jashtë kontrollit

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Tetor 2026, 20:06
Bushati: Rama po mashtron për protestuesit, rasti i studentit tregon se i

Gazetari Andi Bushati, i ftuar në Edicionin ‘Ora 19:00’ në SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, deklaroi se kryeministri Edi Rama po përdor propagandën për të justifikuar qëndrimin e qeverisë ndaj protestave, duke ngritur akuza të pavërtetuara ndaj protestuesve.

Duke komentuar rastin e të riut që Rama e cilësoi si trafikant droge me precedent penal dhe që më pas doli publikisht për të kundërshtuar këto akuza, Bushati tha se ky episod tregon se kryeministri po mashtron publikun ose po keqinformohet nga vartësit e tij.

 ‘Pra, mjafton historia e atij djalit, të cilit kryeministri i thotë trafikant droge me precedent penal, që nuk është student, dhe ai është edhe student, edhe pa precedent penal, edhe student ekselent, për të kuptuar që këtu jemi në një lojë propagandistike’, u shpreh Bushati.

Sipas gazetarit, Rama po përpiqet ta zhvendosë debatin nga zemërimi i qytetarëve ndaj qeverisjes, duke rikthyer narrativën e ‘duarve të fshehta’ dhe ndërhyrjeve të huaja.

‘Ne do diskutonim sot nëse kryeministri ka bërë një linçim, nëse kryeministrit nuk do ishte kapur në mashtrim.

Pra, mjafton historia e atij djalit, të cilit kryeministri i thotë trafikant droge me precedent penal që nuk është student, dhe ai është dhe student, dhe pa precedent penal, dhe një student ekselent, për të kuptuar që këtu jemi në një lojë propagandistike.

Rama, ashtu siç nxjerr teori që kopshti i Edenit do qëllohej me dron për të justifikuar dhunën policore, do të shpiki histori nga hiçi për të justifikuar qasjen që qeveria ka ndaj asaj që po ndodh.

Sepse po të shohim ç'kemi dëgjuar gjithë këto ditë, ashtu si dhe në fillimin e revolucionit të flamingove, gjithmonë flitet për duar të fshehta, duar të pista, diçka që qëndron mbrapa, diçka që ka lidhje me shtetet e huaja, me shtete armike, një histori që shqiptarët kanë që nga vitet '90 që e dëgjojnë nga çdo pushtet.

Dhe e gjitha kjo shërben për të vendosur në debatin publik një temë të rreme, e cila do të sulmojë temën reale, që nga të rinjtë deri te pleqtë, janë të zemëruar dhe të revoltuar me këtë qeverisje.

Po pra, me rastin që mora këtë mundova të të sjell. Sepse të akuzosh dikë për një vepër penale do të thotë që ai ka shfrytëzuar postin dhe ka kaluar kompetencat për të na thënë një gjë të vërtetë. Rasti që unë solla çfarë tregon?

Tregon që Rama është i amnistuar nga vepra penale e nxjerrjes së diçkaje që është kompetencë e policisë, e qeverisë, e shërbimit sekret apo e vetë kryeministrit, sepse ai thjesht po bllofon, po mashtron. Pra në një farë mënyre, përpara se ne Ramën ta akuzojmë që ti po abuzon me detyrën, ne shohim dobësinë e Ramës sepse unë jam i bindur që në atë protestë aq masive mund të ketë pasur dhe njerëz me precedent kriminal.

Por ai nuk nxjerr dot një njeri me precedent kriminal, të gjithë ata që policia politike po i arreston, gjykata po i liron. Pra ata s'kanë asnjë fakt, asnjë provë edhe për të inkriminuar ata njerëz që i kanë kapur.

Thjesht Rama po bën propagandë dhe kjo nga një anë është e neveritshme, por nga ana tjetër tregon, në qoftë se ti e mbush shërbimin informativ me dashnoret e Gys Agasit, në qoftë se ti e mbush policinë me bashibozukë dhe militantë politikë, në ditën që ty do të të duhen nuk do të të sjellin dhe asnjë provë reale që ti t'ia nxjerrësh publikut.

Pra historia që pamë sot, që i del një njeri, heq maskën dhe thotë 'unë nuk jam ai që thua ti', tregon që Edi Ramën ose po na gënjen neve, ose aq më keq akoma, po e gënjejnë vartësit e tij që vjedhin në emër të tij dhe i thonë: A, do ti të të servirim ne ca si njerëz me rekorde kriminale?

Po t'i japim! Po thjesht po të gënjejmë ty për të bërë detyrën. Dhe aty ky është një kryeministër që vërtet qëndron në post, por që i ka ikur kontrolli mbi situatën.’, tha Andi Bushati në SYRI TV.

Artikuj te sugjeruar

POLITIKE 23 Tetor18:40

Revolucioni mbërrin në Shqipëri

Nga Aris Roussinos Jashtë portave të mbyllura të Katedrales Katolike të Tiranës, të shtunën e kaluar, një polic i forca...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?