Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Spanja kthehet në arenë larjesh të hesapeve mes grupeve kriminale shqiptare/ Këta janë të rinjtë shqiptarë ... Dështimi i tenderave në Ukrainë/ Si TIMAK përfitoi miliona euro nga buxheti shtetit Përgjimi i ri i Ron Yeffet: Duhet të jemi shumë të qetë e të kujdesshëm! Dështimi i tenderave në Ukrainë/ Si TIMAK përfitoi miliona euro nga buxheti shtetit Banorët denoncojnë rrugët e mbytura në baltë/ Fëmijët e fshatit Dushk në Lushnjë shkojnë në shkollë me çizm... Telefoni që çoi në SPAK Sara Milën, Hoxha zbulon detajet: Ja çfarë kam parë në dosje “Duam listë të hapur për koalicionet”, Kaso tregon planin e PD-së për zgjedhoren Iu nënshtrua operacionit, Erion Vishkulli mesazh: Një tjetër sfidë më pret javën tjetër! Dua të rikthej dri... Politico: Samiti i NATO-s në Shqipëri i pasigurt, Tirana propozon një takim virtual Pushimet në Shqipëri u kthyen në makth, çifti kanadez përfundon me 23 kg kanabis në valixhe: Na e ndërruan ... Wenger kandidat për president të FIFA-s? UEFA gati ta vendosë si rival të Infantinos VIDEO/ Pamje të pazakonta në Detroit! Udhëtarët e veçantë në autobusin e qytetit, dy kuaj futen në…
POLITIKE

Deklaratat skandaloze të kryeministrit, Garo: Edi Rama bëri sot, akt shantazhi politik në zemër të Europës

P
Piranjat28 September 2026, 14:44 · 3 min lexim
Deklaratat skandaloze të kryeministrit, Garo: Edi Rama bëri sot, akt

Pas deklaratave skandaloze të kreut të qeverisë shqiptare gjatë ditës së sotme, ka reaguar Partia Demokratike.

Sipas zëdhënëses për shtyp Floriana Garo, ‘Edi Rama bëri sot akt shantazhi politik në zemër të Europës, foli për fëmijët e Ursula von der Leyen, në vend që të fliste për fëmijët e Shqipërisë’.

Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë

Në një akt të papërgjegjshëm, në kundërshtim me çdo kod etik, sot Edi Rama vendosi t’u përgjigjet qëndrimeve dhe kërkesave të Bashkimit Europian me probleme të stisura të fëmijëve të politikanëve më të lartë të BE-së.

Edi Rama bëri sot në qendër të Europës një akt prostituimi politik, me gjuhë gangsteri, duke përdorur një formë shantazhi, të cilin Partia Demokratike e dënon me forcën më të madhe.

Para parlamentarëve europianë, Edi Rama foli, ashtu siç është në të vërtetë, kreu i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë.

Ai foli për fëmijët e Ursula von der Leyen, në vend që të fliste për fëmijët e Shqipërisë, mbi 1 milion prej të cilëve kanë emigruar vetëm në hapësirën e BE-së gjatë qeverisjes së tij.

Në vend që të fliste për “fëmijët e punëve të pista” të qeverisë së tij, që çdo ditë dalin jashtë Shqipërisë dhe në botë me një skandal, një vjedhje, një tradhti kombëtare.

Edi Rama nuk ka gjuhë tjetër, kode të tjera veç këtyre, sepse ai ka zëvendësuar gjuhën politike dhe shtetin ligjor me tërbimin verbal dhe shtetin e mafias dhe drogës.

Dënojmë me forcën më të madhe qëndrimin dhe veprimet e tij, me të cilat ai vendos çdo lloj mburoje për të shmangur daljen para drejtësisë, për aktet e panumërta, për krimet e panumërta, të lidhura me korrupsionin dhe drogën.

Partia Demokratike zotohet se do të vijojë në traditën e saj dhe do të ketë si agjendë kryesore integrimin europian, bazuar në meritë, funksionimin e shtetit ligjor, ekonominë e tregut të lirë dhe të drejtat e njeriut.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.