Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Investimet turistike në prona shtetërore, kush nuk zbaton kontratën rrezikon prishjen e objekteve me shpenz... Përdorimi i drogës problem serioz për 79% të shqiptarëve; 64% thonë se është rritur 5 vitet e fundit Tabela, çmimet e marketeve në Tiranë, deri në 50% më të shtrenjta se në rajon; rekord bulmeti E premte e zezë/ Efektet e datës 13 do të bien mbi këto 3 shenja të horoskopit “Qeverinë e merr Balluku”, Curri zbulon prapaskenat e Asamblesë së PS: Gogu ka 24 orë kohë Shkëlqen Shqipëria, kuqezinjtë kryesues fitojnë ndaj Finlandës Afrim Qendro shkarkohet nga detyra si kreu i IKMT-së “200 lekë për çdo nxënës”/ Pas “Bajram Currit”, edhe shkolla “Nënë Tereza” në Durrës u kërkon prindërve par... EMRI/ I riu shqiptar vdiq tragjikisht në punë, autopsia zbardh shkakun  Policia aksion në Vlorë/ FNSH dhe Krimet zbarkojnë në Çole, në ‘sitë’ disa automjete dhe personat e shpallu... “Të mobilizohemi të gjithë”/ Piranjat News publikon mesazhet ku prindërve u kërkohet të lyejnë e pastrojnë ... Detajet e reja/ Zbardhen lidhjet e Luka Beqirajt, shqiptarit që u ekzekutua në Spanjë
POLITIKE

Luftë për “Territor”/ “Doni ta votoni hartën e re për ta pasur për zgjedhjet!”, Bozdo thirrje PS: Lërini urdhrat politikë!

P
Piranjat28 September 2026, 14:17 · 2 min lexim
Luftë për “Territor”/ “Doni ta votoni hartën e

Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, ka kundërshtuar në Komisionin e Ligjeve mënyrën se si mazhoranca po procedon me reformën e re territoriale, duke kërkuar që të merren në shqyrtim edhe variantet e propozuara nga opozita përpara miratimit të hartës së re. Gjatë diskutimit në Komision, Bozdo tha se prej tre vitesh palët kanë diskutuar për një hartë të re territoriale, e cila sipas tij duhet të adresojë problemet e krijuara nga reforma e vitit 2015.

“Ka tre vite që diskutohet mes nesh harta territoriale, që zgjidh problemet e rënda të 2015-ës. Hajde të debatojmë, por jo pasi të marrë fund miratimi i këtij varianti”, u shpreh Bozdo.

Ai akuzoi mazhorancën se po ndjek një kalendar të përshpejtuar për miratimin e hartës së re, me synim përfundimin e procesit përpara zgjedhjeve të ardhshme. “Ju keni ndërmend që të ecni me kalendarin e përshpejtimit që të kapim datën 8 tetor, që këtë hartë të re ta fusim për të kapur zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi deputeti demokrat.

Bozdo kërkoi që dy variantet e propozuara të diskutohen paralelisht, duke argumentuar se mund të gjendet edhe një zgjidhje e ndërmjetme. “Ju keni sot një mundësi historike. E kuptoj se është urdhër politik, por bëhet fjalë për gjysmën e popullatës së Shqipërisë. Duhet t’i sjellim këto dy variante, se cili është më i miri, ndoshta gjejmë një variant të ndërmjetëm”, tha ai. Sipas Bozdos, shtyrja e procesit me vetëm dy javë do t’u jepte mundësi palëve që të shqyrtonin më me kujdes propozimet.

“Çfarë na kushton që të presim dy javë? Kjo reformë që doni ta miratoni me nxitim prek qytetarët”, u shpreh ai. Deputeti demokrat theksoi se diskutimi për ndarjen territoriale duhet të tejkalojë interesat e momentit politik, pasi sipas tij vendimmarrja do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë te qytetarët. “Ne jemi njerëz politikë dhe kemi bindjet tona përtej politikës”, përfundoi Bozdo.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.