Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Qeverinë e merr Balluku”, Curri zbulon prapaskenat e Asamblesë së PS: Gogu ka 24 orë kohë Shkëlqen Shqipëria, kuqezinjtë kryesues fitojnë ndaj Finlandës Afrim Qendro shkarkohet nga detyra si kreu i IKMT-së “200 lekë për çdo nxënës”/ Pas “Bajram Currit”, edhe shkolla “Nënë Tereza” në Durrës u kërkon prindërve par... EMRI/ I riu shqiptar vdiq tragjikisht në punë, autopsia zbardh shkakun  Policia aksion në Vlorë/ FNSH dhe Krimet zbarkojnë në Çole, në ‘sitë’ disa automjete dhe personat e shpallu... “Të mobilizohemi të gjithë”/ Piranjat News publikon mesazhet ku prindërve u kërkohet të lyejnë e pastrojnë ... Detajet e reja/ Zbardhen lidhjet e Luka Beqirajt, shqiptarit që u ekzekutua në Spanjë Kush është Colette Kress, CEO-ja e përkohshme e Nvidia-s që zëvendëson Jensen Huang? Kryemadhi kundërshton SPAK-un për lobimin në SHBA: Kontratën nuk e ka firmosur Meta! Zbardhen detajet e aksionit sot në Spitalin Rajonal Fier, drejtori merret në pyetje nga prokurorët e SPAK Rama e konfirmon nga Dublini: S’do të ketë samit të NATO-s në Tiranë në vitin 2027
POLITIKE

"Grekët e maqedonasit e gjetën gjuhën, ndërsa ne jo!"/ Fjalimi i Ditmir Bushatit 7 vite më parë në Parlament: Pasuria është grumbulluar në një rreth vicioz njerëzish

P
Piranjat28 September 2026, 09:39 · 5 min lexim
"Grekët e maqedonasit e gjetën gjuhën, ndërsa ne

Në atë kohë, Bushati e cilësonte Shqipërinë në një “udhëkryq të madh” dhe ngrinte një pyetje që sot pas 7 vitesh mund të lexohet sërish në kontekstin e debatit politik shqiptar. “Pse palët politike nuk arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët për të parë përpara?”

Duke iu referuar marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për emrin, Bushati sillte si shembull faktin se dy vende që kishin qenë për dekada në konflikt politik e diplomatik arritën një kompromis.

“Unë sot pyes, si ka mundësi zoti Ruçi, si ka mundësi zoti Ulqini, zoti Majko e deri tek kolegia që foli për herë të parë në këtë parlament, pse kur grekët e maqedonasit e gjetën gjuhën për të parë përpara, ne nuk paskemi mundësi për të gjetur gjuhën me njëri-tjetrin?!

A jemi të gjithë Shqiptarë, a jemi pjesë e një kombi? Pse e kemi kaq të vështirë të turpërojmë veten tonë lart e poshtë. Pse nuk e gjejmë dot gjuhën për të parë përpara? Çfarë do ti themi sot ne një 30 vjeçari?

Njerëzit që luftuan gjatë luftës së dytë botërore po mbesin gjithnjë e më pak për shkak të arsyeve biologjike. Njerëzit që kontribuon në komunizëm për atë që quhej pasurie kolektive ose sot janë të dëshpëruar ose e kanë lënë këtë vend për shkak se pasuria u grumbullua në një rreth vicioz njerëzish”, shprehej Bushati ne ate kohe.

Shqipëria vijon të përballet me përplasje të forta politike, ndërsa kërkesa për institucione funksionale, dialog politik dhe përgjegjshmëri mbetet pjesë e debatit publik edhe sot e kesaj dite.

Fjalimi i Ditmir Bushatit në Parlament në 2019:

Lexova një artikull të “Financial Times” një prej gazetave prestigjioze. E dini me çfarë hapej faqja e parë? Me  foton selfie të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe kryeministrit të Greqisë, për arritjen e madhe historike pas 3 dekadash. Unë sot pyes, si ka mundësi zoti Ruçi, si ka mundësi zoti Ulqini, zoti Majko e deri tek kolegia që foli për herë të parë në këtë parlament, pse kur grekët e maqedonasit e gjetën gjuhën për të parë përpara, ne nuk paskemi mundësi për të gjetur gjuhën me njëri-tjetrin?!

A jemi të gjithë Shqiptarë, a jemi pjesë e një kombi?

Pse e kemi kaq të vështirë të turpërojmë veten tonë lart e poshtë.

Pse nuk e gjejmë dot gjuhën për të parë përpara?

Çfarë do ti themi sot ne një 30 vjeçari?

Njerëzit që luftuan gjatë luftës së dytë botërore po mbesin gjithnjë e më pak për shkak të arsyeve biologjike. Njerëzit që kontribuon në komunizëm për atë që quhej pasurie kolektive ose sot janë të dëshpëruar ose e kanë lënë këtë vend për shkak se pasuria u grumbullua në një rreth vicioz njerëzish.

Po 30-vjeçarët që nuk e dinë çfarë ishte komunizmi si do t’ja shpjegojmë këtë prapambetje në raport me fqinjët, jo në raport me Evropën dhe vlerat demokratike.

Do vazhdojmë ti themi ishte faji i Enverit?!

30 vjet është më shumë se nga shpallja e pavarësisë shtet në 1912 dhe në fillimin e luftës së parë botërore apo pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste.

30 vjet janë më shumë se periudha mes dy luftërave botërore.

30 vjet nuk e justifikojnë dot votën dhe besimin që na kanë dhënë shqiptarët.

Është momenti i fundit të shikojmë nga e ardhmja dhe mos bëhemi nostalgjik të së shkuarës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.